Konsumimi i kafesë mbron shikimin

Life style

Konsumimi i kafesë mbron shikimin

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 15:41
Foto Ilustrim

Konsumi i kafesë gjithmonë është lidhur me shumë përfitime shëndetësore. Muajin e fundit u zbulua se kafeja redukton diabetin e tipit 2. Së fundmi është zbuluar se ajo ndihmon edhe në mos humbjen e shikimit.

Retina e syrit është një nga indet më aktive në trupin tonë, që konsumon oksigjen më shumë se çdo organ tjetër, madje edhe më shumë se truri. Për këtë arsye, ajo është e prekshme nga shumë sëmundje të cilat çojnë në verbim të plotë ose të pjesshëm.

Kafja, në formë kokrre, përmban 7-9% CGA-një lloj acidi, antioksidant që ka shumë përfitime shëndetësore, si humbje në peshë dhe kontroll i presionit të gjakut.

Kërkuesit studiuan nëse kafeja, mund të ndalojë shkatërrimin e retinës nga sëmundjet e ndryshme.

Ata vunë re se dëmtimi i qelizave të retinës reduktohej ndjeshëm nga konsumi I kafesë, kjo  falë CGA-së që gjendet në të

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat