Sa më shumë dritë

Life style

Sa më shumë dritë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 11:45
Foto Ilustrim

Depresioni është kompleks dhe i ndryshëm në varësi të personalitetit të njeriut.

Por shkencërisht thuhet se këtë çrregullim të padëshiruar afektiv e sjell një stres i fortë dhe i zgjatur, i cili shkakton ndryshime hormonale.

Ekzistojnë shumë shenja të depresionit dhe melankolisë: mungesa e oreksit ose ndryshimet në oreks, dëshira për ëmbëlsira, ndryshimet në shprehitë dhe oraret e gjumit, zvogëlimi i aftësisë së përqendrimit, pakësimi i nivelit të energjisë, etj

Shkak i fortë depresioni është edhe ndarja ose fundi i një martese apo lidhjeje të fortë.

Një nga shenjat kryesore të depresionit në këto raste është shmangja e situatave shoqërore. Të prekurit nga depresioni tentojnë të izolohen, të mbyllen.

Ja disa këshilla. Jo rastësisht të gjitha kanë të bëjnë me dritën. Duhet dritë, shumë dritë në jetën tuaj dhe jo vetëm figurativisht.

Dilni nga shtëpia

Provoni që sa më shumë kohë të ditës ta kaloni jashtë – ajri i freskët dhe drita, te ju do ta zgjojnë nivelin e energjisë.

Edhe nëse rrini brenda, sa më shumë dritë në shtëpi

Mos mbani perde të rënda. Nëse e keni të pamundur që shtëpia të jetë e ndriçuar mirë, përdorini llambat, në mënyrë që drita të jetë sa më intensive. Po ashtu, do të ishte mirë t’i përdorni qirinjtë me aroma agrumesh. Ata freskojnë, ndriçojnë shtëpinë, dhe nxitin disponimin.

Mos mbani syze dielli

Mbajtja e syzeve të diellit vetëm sa e nxit sekretimin e hormoneve të stresit. Është e zakonshme që kur ka diell t’i mbajmë syzet e diellit, por rrezet e diellit janë ilaçi më i mirë kundër disponimit të keq.

Ndryshojeni mënyrën e të ushqyerit

Rreziku nga çrregullimet afektive shtohet nëse ju mungon ndonjë substancë e rëndësishme në organizëm. Me rëndësi është që ushqimi të jetë i ekuilibruar dhe i llojllojshëm. Në këtë mënyrë do ta ndihmoni trupin të mbrohet. Nevojitet që ushqimi juaj të jetë i pasur me shumë fruta dhe perime, e po ashtu konsumoni shumë çaj e lëngje të freskëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat