Tetë këshilla për ditën e parë të punës

Life style

Tetë këshilla për ditën e parë të punës

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 20:21
Foto ilustrim

Dashuria e parë nuk harrohet kurrë, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për ditën e parë të punës. Emocionet janë të mëdha edhe pse mund të keni mbi supe një eksperiencë të gjatë profesionale. Në kokë ju vërshojnë  breshëri dyshimesh që përmblidhen në një fjali: A do t’ia dal? Sigurisht që po edhe falë disa sjelljeve që rekomandojnë psikologët      

Një gjumë i mirë para ditës së parë të punës ju ndihmon të jeni të kujdesshëm dhe të përqendruar në takimet me personelin e ri dhe të gjitha proceset e reja që duhet të mësoni. Një orar i mirë i gjumit, ju ndihmon të mbani një regjim të mirë dhe kështu do të mund të përballoni me energjinë e duhur muajt e parë të punës të cilët janë edhe më të vështirët.

Nëse shkoni me makinë, biçikletë, autobus apo me këmbë është thelbësore të testoni më parë rrugën që ju çon nga shtëpia deri te vendi i ri i punës. Kjo do t’ju lejojë të mësoni kohën që ju duhet për të shmangur vonesat: nëse vonoheni që ditën e parë, kjo do të jetë një katastrofë për ju.

Edhe në vendet e punës në të cilat i kushtohet më pak rëndësi veshjes, ka një kufi që nuk duhet kaluar. Prandaj edhe nëse punoni në një agjenci që si objektiv ka kreativitetin shmangini veshjet e çuditshme apo qesharake. Sidomos gratë duhet të heqin dorë nga veshjet që tregojnë më shumë se ç’duhet. Disa studime tregojnë se gratë që vishen në mënyrë tepër provokuese, promovohen më pak në ambientet e punës.

Është thelbësore që ditën e parë të mos viheni shumë në dukje. Përmbahuni, frenohuni edhe nëse jeni energjikë dhe të paparashikueshëm. Qëndroni në vendin tuaj sepse në fillim ju nevojitet një profil i ulët. E anasjellta duhet të ndodhë nëse jeni tipa të heshtur e paqësorë: duhet të tregoheni më të gjallë se zakonisht dhe buzëqeshni ca më shumë. Pastaj në javën në vijim pasi të keni kuptuar mirë kontekstin në të cilin ndodheni, silluni si zakonisht. E gjithë kjo do të shërbejë për t’ju mbrojtur nga etiketimet dhe paragjykimet e gabuara.

Mbani shënime.  Ju nevojiten për t’u orientuar në “xhunglën e re”. Shënoni sidomos emrat e kolegëve, rolet përkatëse të tyre dhe çështje që lidhen me përgjegjësitë tuaja.

Nëse eprorët tuaj ju caktojnë një detyrë të cilën nuk e kuptoni menjëherë, ju hapen dy rrugë për të ndjekur: bëni një pyetje dhe rrezikoni të dukeni disi tuhafë ose heshtni dhe çoni përpara një punë pa pasur sigurinë se e keni bërë saktë. Duhet të pyesni madje edhe me detaje, edhe pse ndonjëherë do t’ju duket sikur po shtroni pyetje të pakuptimta, do të jepni përshtypjen e kundërt, pra që jeni të kujdeshëm dhe të saktë.

Nëse doni të lini përshtypje të mirë te shefi, duhet t’i lini të kuptojë që ju e dini se si funksionon kompania. Prandaj duhet t’i studioni me imtësi artikujt që flasin për të. Natyrisht që nuk duhet të vini menjëherë në dukje përgatitjen tuaja. Mbajeni për vete deri në momentin që do t’ju duhet, në çdo rast do t’ju ndihmojë që të mos bëni gafa.

Çdo mjedis pune është “armiqësor” ndaj kujtdo i cili që ditën e parë  kërkon të ndryshojë çdo gjë. Kështu që edhe nëse keni ide të reja dhe ndodheni aty pikërisht për t’i dhënë një shtysë ambientit, mënyra më e mirë për të fituar besimin e të tjerëve është t’i dëgjoni. Respektojini opinionet e tyre dhe kur të propozoni idetë tuaja, bëjeni sikur të mos jenë “ato që i gjithë universi priste”.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat