Si t’ia dilni me kolegët acarues!

Life style

Si t’ia dilni me kolegët acarues!

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Vetëm në rast se keni i punuar i vetëm apo jeni tmerrësisht shumë tolerant, nuk jemi përballur me kolegët bezdisës.

Ka disa mënyra të lehta se si t’ia dilni me ta dhe të mos përkeqësoni ditën në vazhdim.

Kolegu që nuk të lë radhë të flasësh

Shprehuni, këta kolegë veprojnë kështu sepse asnjë nuk merr guximin që të ndryshojë bisedën.

Kolegu që ndërhyn kudo

Gjëja më e rëndësishme është që ti të kuptosh që nuk je i detyruar që të ndash informacionet personale n.q.s. nuk dëshiron. Zakonisht njerëzit i shpërblejnë këtë kategori me përgjigjet që nuk i takojnë vetëm pse kanë frikë se mund të jenë të pasjellshëm. Është në rregull, nëse refuzoni të mos i përgjigjeni me edukatë për një çështje që kalon të gjitha limitet.

Dembeli

Me të keni dy zgjidhje; së pari të injoroni ose të dilni hapur. Zgjidhja më e mirë do të ishte injorimi, për të vetmen arsye se shefi juaj duhet të jetë duke e shpërfillur dembelizmin, gjithashtu mund të jetë duke e nxitur atë dhe me shumë siguri ju nuk do të donit të ishit në dijeni të këtij rasti.

 Llafazani

Ju nuk jeni i detyruar të harxhoni kohën tuaj të vyer duke u marrë me muhabete të kota, në vend ku mund të bëni një punë të vlefshme. Kështu që jeni plotësisht në rregull nëse ia prisni shkurt dhe vazhdoni punën.

 I zhurmshmi

Kur keni kolegë të zhurmshëm që jua bëjnë të vështirë fokusimin në punë, zgjidhja më e mirë është që të jeni i drejtpërdrejte. Shumica e kolegëve të zhurmshëm nuk e kuptojnë që janë duke iu shpërqendruar, kështu që në vend që ta përtypni poshtë, shpreheni shqetësimin tuaj.

I gjithëdituri

Fuqia e të gjithëditurit gjendet tek vëmendja që ju i jepni, kështu që zgjidhja më e mirë është që ta lini atë pa përgjigje sa më shumë që të mundni. Lërini mendimet dhe këshillat e pa kërkuara pas shpine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat