10 thënie nga Stephen Hawing për Jetën që do t’iu mësojnë të mos humbni shpresën

Life style

10 thënie nga Stephen Hawing për Jetën që do t’iu mësojnë të mos humbni shpresën

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 15:40
Stephen Hawing

Stephen Hawking, një ndër mendjet më të ndritura në Botë, vdiq në shtratin e tij në moshën 76 vjeçare.

Ai ishte një ndër shkencëtarët më të respektuar dhe të admiruar të kohës sonë. Pavarësisht sëmundjes me të cilën jetonte, ai shkroi teoritë më të rëndësishme që hapën dyert për mijëra e mijëra shkencëtarë. Ai i dha Botës një perspektivë të re.

Ai shkroi disa thënie të rëndësishme për ty që ti lexosh e të kuptosh që duhet të ecësh përpara në jetë.

“Inteligjenca është aftësia për tu mësuar me ndryshimin.”

“Sado e vështirë që duket jeta, gjithmonë ka diçka në të cilën do të triumfoni.”

“Armiku më I madh I diturisë  nuk është injoranca, është iluzioni I diturisë.”

“Pritjet e mia kanë rënë në 0 në moshën 21 vjeçare. Qysh atëherë çdo gjë ka qenë një bonus.”

“Jeta do të ishte tragjike po të mos ishte qesharake.”

“Të gjithë jemi ndryshe, por kemi të njëjtin shpirt human. Ndoshta është natyra e njerëzve me të cilën adaptohemi dhe mbijetojmë.”

“Më interesantja për njerëzit e mençur është se duken si të çmendur në sy të budallenjve.”

“Njerëzit e qetë kanë mendjet më të zhurmshme.”

“Kur dikush të thotë se ke bërë një gabim, thuaj atij se kjo është një gjë e mirë. Sepse pa jo-perfeksionin, as ti as unë nuk do të ekzistonim.”

“Një: gjithmonë shikoi yjet në qiell, e jo në tokë. Dy: Kurrë mos e lë punën. Puna të jep kuptim dhe një qëllim, jeta është e mangët pa të. Tre: Nëse je fatlum të gjesh dashurinë, mos e humb.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat