Dushi, në mëngjes apo në darkë?

Life style

Dushi, në mëngjes apo në darkë?

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Një betejë e përditshme është të gjesh kohë mes një dushi në mëngjes apo në darkë.

Nisesh t’ja ngecësh mëngjesit, por kur bie alarmi çdo gjë mund të mendosh përveç një dushi, dhe thua po e shtyj për në darkë.

Vjen darka dhe mendon të lahesh në mëngjes, e kështu shkon e freskët në punë. Do i japë njeri zgjidhje këtij hallit tonë?

Shelley Carson, pedagoge në Harvard pas një studimi, sugjeron dushin e mëngjesit nëse je i/e stresuar dhe të duhet te jesh kreativ/e në ditën tënde.

E ndërsa dushi i darkës këshillohet kur ke probleme me gjumin, sepse përgjatë një dushi çliron çdo ndjesi negative dhe kështu mund të shtrihesh i/e qetë.

Gjithashtu ky i fundit këshillohet edhe nga dermatologët për një lëkurë të freskët dhe të pastër.

Ose qëndrojini atij studimit  njerëzor: Kurdo që të mundeni. Mëngjes ose darkë. Nuk ka shumë rëndësi për sa kohë ndihesh i shëndetshëm dhe higjienik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat