Pini kafe në gotë plastike? Mos e bëni më

Life style

Pini kafe në gotë plastike? Mos e bëni më

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 15:14
Foto Ilustrim

Na ndodh shpesh, sidomos kur jemi në lëvizje të konsumojmë kafen ose çajin në gota plastike. Por kjo nuk është alternativa më e shëndetshme.

Gotat plastike janë bërë nga bisphenol A dhe polypropylene.

BPA ndikon drejtpërdrejt në hormone, gjë që rrezikon shëndetin riprodhues dhe shëndetin e trurit. Kjo gjithashtu ndikon në qelizat alfa që janë përgjegjëse për prodhimin e insulinës. Si rezultat, ajo gjithashtu ndikon në nivelin e glukozës në trup. Disa studime kanë gjetur tani se fëmijët e ekspozuar ndaj niveleve të larta të BPA kanë rritur rreziqet e sëmundjeve të zemrës.

Efektet negative shfaqen edhe tek gratë shtatzëna. Nëse ato ekspozohen ndaj një sasie të madhe BPA, kjo mund të ndikojë në zhvillimin e stomakut të foshnjës.

Përdorimi i plastikës ka një ndikim të madh në shëndetin seksual të njerëzve. BPA ndikon në prodhimin e spermës dhe krijon probleme të fertilitetit. Nga ana tjetër, pirja e çajit nga një gotë plastike ndikon në imunitetin tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat