Ja çfarë i ndodh trupit kur konsumoni sheqer

Life style

Ja çfarë i ndodh trupit kur konsumoni sheqer

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 15:59
Foto Ilustrim

Sheqeri mund ta merrni nga fruktoza që gjendet tek frutat dhe nga glukoza që gjendet tek sheqeri i parafinuar. Nëse konsumohet shpesh në çfarëdolloj forme, sheqeri mund të shkaktojë këto probleme në organizëm:

Shkakton plakje të lëkurës: sheqeri pengon riparimin e kolagjenit, proteina më e nevojshme e shëndetit të lëkurës. Sheqeri ndikon negativisht në elasticitetin e lëkurës dhe për pasojë shkakton rrudha të parakohshme.

Rreziku i diabetit: Konsumi i lartë i sheqerit mund të çojë në një rrezik më të madh për zhvillimin e diabetit tip 2. Një studim nga Shoqata Mjekësore Amerikane, tregoi se konsumimi më i madh i pijeve me sheqer, rrit rrezikun e diabetit tip 2 tek gratë e moshës 24-44 vjeç.

Marrja konstante e sasive të mëdha të sheqerit në gjak nga një dietë e lartë e sheqerit mund të çojë në rritjen e kërkesës për prodhimin e insulinës dhe rezistencën e insulinës në qelizat e trupit.

Me kalimin e kohës, kjo mund të shkaktojë lodhjen në prodhimin e insulinës dhe trupi nuk do të jetë më në gjendje për të prodhuar insulinën e mjaftueshme, të nevojshme për të ulur poshtë nivelet e sheqerit në gjak.

Rreziku për sëmundjet e zemrës:  Sheqeri mund të rrisë nivelet e triglicerideve në gjak. Trigliceridet janë një substancë yndyrore, që gjendet në enët e gjakut dhe mund të kontribuojnë në sëmundjet e zemrës.

Sipas studiuesve, një dietë me 25 për qind të kalorive që vijnë nga sheqeri, ul nivelet e mbrojtës së kolesterolit HDL të zemrës.

Mbipesha: Hulumtuesit kanë gjetur, se për një periudhë 4-vjeçare, gratë që rritën konsumin e pijeve me sheqer, të tilla si pije të gazuara soda, ose lëng frutash, me një ose më shumë pije në ditë, kishin një shtim më të madh në peshë.

Sheqeri i tepërt është i lidhur edhe me zhvillimin e sindromës metabolike – një grup i ndikimeve shëndetësore të lidhura me konsumin e insulinës që përfshin tensionin e lartë të gjakut, obezitet, rritje të triglicerideve, kolesterolit të lartë dhe diabetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat