Ushqimet fatsjellëse për Vitin e Ri

Life style

Ushqimet fatsjellëse për Vitin e Ri

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Nëse doni begati dhe fat për vitin e ri, duhet ta nisni nga tavolina.

Në fakt, ka ushqime që janë simbol i fatit të mirë dhe për këtë arsye duhen konsumuar për darkën e Vitit të Ri.

Zbulojini më poshtë se çfarë ushqimesh duhet të konsumoni në datën 31 dhjetor.

Frutat e thata – Është një traditë fatsjellëse sidomos e Francës ku duhen ngrënë, në natën e ndërrimit të viteve, 13 lloje të ndryshme frutash të thata.

Thjerrëza – Thjerrëzat simbolizojnë paratë! E kush nuk do donte të kishte më shumë para në 2016-n! Pjata me thjerrëza përdoret si fatsjellëse kryesisht në traditën italiane madje kjo traditë daton që në kohën romakëve.

Orizi – Mund të jetë edhe prej emrit që evokon gëzim e të qeshura, por orizi është konsideruar gjithmonë si fatsjellës. Jo më kot është përdorur si urim i në martesa. Orizi më i mirë i fatit është ai i shoqëruar me shegë.

Mishi i derrit – Tingëllon çuditshëm, por për disa kultura mishi i derrit simbolizon prosperitet. Veçanërisht fatsjellëse konsiderohet hunda e derrit, e cila nuk duhet t’i mungojë tavolinës suaj. Ajo simbolizon progresin. Mishin e derrit mund ta konsumoni në të gjitha format e tij, si proshutë, pancetë, rosto etj.

Speci djegës – Në fakt, speci djegës është në krye të listës së ushqimeve fatsjellëse. Për pjesën më të madhe të popujve, speci përdorej si urim për pjellorinë, jo vetëm në familje, por edhe në agrikulturë.

Lakra jeshile – Përveçse është produkt i stinës, lakra jeshile është edhe fatsjellëse. Ngjyra e shpresës e përfshin atë në listën e ushqimeve që duhen future në pazarin e festave.

Shega – Sipas traditës greke shega konsiderohet si një frut fatsjellës në nisjen e vitit të ri. Sipas tyre sa më shumë kokrra të dalin nga përplasja e shegës në derën kryesore të shtëpisë aq më i mbarë dhe fatsjellës do të jetë viti që vjen. Provojeni!

Rrushi – Tradita thotë se duhet ngrënë një kokërr rrush për të gjitha trokitjet e fundit të sekondave të orës, në mesnatë, përpara ndërrimit të viteve.

Mandarina – Për kinezët është mandarina fatsjellësi më i mirë sepse dal formës së saj sferike i ngjan pafundësisë. Për festa kinezët i dhurojnë njëri tjetrit mandarina.

Bishtajoret – Bashkë me thjerrëzat që simbolizojnë paratë janë edhe qiqrat e fasulet që shkojnë për shëndetin! Bëni një supë me të gjitha bashkë, ku mund të shtoni orizin.

Kulaçi me lekë – Natën e vitit të ri mirë është të fshihni një monedhë në kulaç. Pjesëtarit të familjes suaj që do t’i bjerë monedha do të ketë një vit të mbarë ose në rastin më të keq një dhëmb të thyer. Kjo traditë vjen nga Greqia e lashtë dhe përdoret shumë edhe në vendin tonë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat