Zbulo nëse shoqja që ke pranë është e duhura!

Life style

Zbulo nëse shoqja që ke pranë është e duhura!

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 12:23
Foto Ilustrim

Të kesh një shoqe të mirë, është si të gjesh shpirtin binjak – e rrallë, e çmuar dhe përmirësuese e jetës.

Miqësia duhet të jetë e qëndrueshme dhe fleksibël, por jo gjithmonë ndodh kështu. Ndonjëherë shenjat paralajmëruese se një mik/mikeshë ndikon negativisht janë shumë të dukshme. Dhe kur shfaqen këto shenja, është koha që të heqësh dorë prej tyre, sepse marrëdhënia juaj po bëhet toksike.

Si ta kuptoni që një marrëdhënie është e tillë?! Nëse ju përgjigjeni pyetjeve të mëposhtme do ta gjeni me siguri përgjigjen…

A është e besueshme miqësia juaj?

A ndihesh e pranuar për atë që je?

Të kritikon gjithmonë?

Të gjykon gjithmonë?

A je entuziaste kur shoqëroheni bashkë apo mërzitesh?

Keni interesa ndaj njëri/a -tjetrit/ës?

A është i/e lumtur për sukseset e tua?

A i mbështet vlerat e tua apo je gjithmonë në kërkim të aprovimit të tij/saj?

Të telefonon vetëm për të të folur rreth problemeve të tij/saj?

Pezmatohet për gjërat e bukura që të ndodhin?

A flet vetëm për veten kur jeni bashkë?

Atëherë? E kaloi testin?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat