Cili është mashkulli më i mirë në shtrat

Life style

Cili është mashkulli më i mirë në shtrat

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 16:02
Foto Ilustrim

Edhe pse këtë kurrë nuk do ta pranonin, femrat janë shumë kureshtare se çka fsheh mashkulli poshtë pantallonave të tij. Në kokë u shkojnë mendimet “Çfarë është?”, “Sa i madh është?”, “A është bërë synet apo jo?” Çdo përgjigje për këtë pyetje është individuale dhe varet nga shijet e gjithsecilit. Më poshtë vijnë disa të dhëna për meshkujt e bërë synet.

Ndjeshmëria

Edhe pse synetlia nuk ndikon në libido dhe funksionim, është fakt se me të hiqet gjysma e lafshës nga penisi. Kjo do të thotë se humben neuroreceptorët që janë të ndjeshëm në prekje e ngadalshme – thotë disa shkencëtarë nga Koreja. Dhe jo vetëm, edhe një hulumtim i Universitetit të Michaganit ka vërtetuar se pjesa më e ndjeshme e penisit të mashkullit të bërë synet, është vendi ku ka ndodhur prerja. Një shpjegim i mundshëm është që pas prerjes, në një mënyrë, penisi mbrohet vetvetiu nga lëndimet e mëtejme, dhe kështu bëhet më pak i ndjeshëm.

Rreziku nga infeksionet

Kur mashkulli nuk është i bërë synet, ka shanse më shumë që të mblidhen lëngje nga koka deri në lëkurë, që është një vend ideal për zhvillimin e baktereve. Kështu që gratë që kanë për partnerë burrat e pa bërë synet, kanë më shumë shanse që të sëmuren nga bakteret në vagjinë thotë një epidemiologe nga Chicago, Suprija Mehta. Po ashtu, meshkujt që nuk janë të bërë synet më lehtë mundi t’i transmetojnë sëmundjet e transmetueshme seksualisht, përfshirë edhe HIV-in dhe HPV-në.

Pastërtia

“Edhe pse shumica e meshkujve pa probleme e mbajnë të pastër “territorin” nën lëkurë, kjo kërkon më shumë punë” – thotë Karen Bojl. Për këtë shumë gra mund të kenë ndjesinë që djemtë e pabërë synet janë të freskët, kështu që ato mund të ndihen më të relaksuara gjatë seksit, thotë gjinekologia Alisa Dvek.

Kënaqësia

Nuk ka një përgjigje të saktë se si ndikon synetia në kënaqësinë e femrave. Disa hulumtime kanë treguar se gratë me burra të bërë synet janë më të kënaqura se gratë me partnerë të pa bërë synet (edhe pse disa hulumtime kanë treguar të kundërtën). Disa femra thonë se penisi i bërë synet duket më i bukur nga ai që nuk është bërë. Të tjera thonë të kundërtën. Për marrëdhënien seksuale, syneti nuk ka ndonjë efekt të veçantë për gratë. Për burrat e bërë synet koka humbet pak ndjeshmëri dhe ata mund ta vazhdojnë më gjatë aktin seksual.

Dhimbja

Femrat të cilat kanë problem me vagjinën e tharë më të këndshëm e kanë seksin me partnerin e pabërë synet. Meshkujve që nuk janë bërë synet u duhet shumë pak lubrifikant gjatë seksit ose masturbimit, duke pasur parasysh se penisi i tyre është natyrshëm më i lagët, zbulon hulumtimi danez. Cilat janë përvojat tuaja?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat