Punonjëset femra gënjejnë më shumë se meshkujt, tregon studimi

Life style

Punonjëset femra gënjejnë më shumë se meshkujt, tregon studimi

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 17:55
Foto Ilustrim

Gratë që punojnë nga shtëpia janë më të prirura të gënjejnë shefat e tyre, tregon studimi.

Kjo krahasuar me meshkujt dhe punonjësit në zyra, pavarësisht gjinisë.

Një studim i universitetit të Këln kërkonte që të zbulonte se si njerëzit tregojnë mungesë sinqeriteti në rrethana të ndryshme komunikim.

Pjesëmarrësve iu kërkua të hidhnin një monedhë 4 herë dhe më pas tu tregonin kërkuesëve se në cilën anë ra. Nëse monedha binte pil, ata merrnin një shpërblim financiar.

Në çdo lloj komunikimi njerëzit gënjyen, por sa më distanc të ishte lloji i tij, aq më e shpeshtë ishte gënjeshtra.

Për gratë sidomos u vu re kjo dukuri. 

Studimi kuptoi se email-i ishte forma ku gënjeshtrat ishin më të shpeshta.

Skuadra e kërkuesëve pati si qëllim të eksperimentit zbulimin e formave më produktive të komunikimit, në një kohë që shumë njerëz po punojnë nga shtëpia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat