Do habiteni çfarë janë në gjendje të ndjejnë bletët!

Life style

Do habiteni çfarë janë në gjendje të ndjejnë bletët!

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Bletët janë kafshë mjaft të mahnitshme, si për kompleksitetin e shoqërisë që ato kanë mes tyre, ashtu edhe për aftësitë “inxhinierike”, për të ndërtuar komplekse kosheresh të përbëra nga forma të përkryera gjashtëkëndore.

Por ajo çfarë është edhe më e mrekullueshme ka të bëjë me faktin se disa prej tyre kanë një ndjesi të gjashtë: janë në gjendje të perceptojnë fushat elektrike.

Kjo aftësi e bletëve ishte zbuluar pak kohë më parë, por vetëm tani, një studim ka treguar se si ia bëjnë bletët të njohin fushat elektrike dhe se si e përdorin me saktësi këtë ndjesi.

E ashtuquajtura “Elektro-pritja”, nuk është një risi në natyrë (këtë aftësi e kanë peshkaqenët), por për kafshët në tokë deri më tani ka qenë më pak e studiuar.

Studimi ka zbuluar se te bletët, ajo që percepton elektricitetin është lëkura e pushëzuar. Për më tepër, është po ky pushëzim që bënë të mundur edhe funksionimin e ndjesive të tjera (si për shembull zhurmën dhe presionin e ajrit në përgjithësi).

Mekanizmi është i njëjtë si tek ai që ndodh edhe me qeniet njerëzore kur, në prani të elektricitetit, qimet në lëkurë fillojnë të lëvizin.

Vetëm se qeniet njerëzore nuk janë në gjendje t’i interpretojnë drejtpërdrejt këto sinjale, duke ndier një ngarkesë të “mërzitshme”; ndërkohë bletët arrijnë t’i përdorin ato edhe për të zbuluar vendndodhjen e luleve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat