Që një marrëdhënie të ecë…

Life style

Që një marrëdhënie të ecë…

Më: 1 janar 2021 Në ora: 12:57
marrëdhënie

Që një raport në çift të funksionojë, vetëm ndjenja nuk mjafton! Çelësi? Komunikimi…

Duhet ta “ushqeni” çdo ditë lidhjen tuaj me situata dhe gjëra të reja, interesante, që mbi të gjitha forcojnë më së shumti raportin tuaj mes njëri-tjetrit.

Bisedat, argumentat, temat sipas origjinalitetit tuaj, “çështjet e thella”, shakatë janë të pashmangshme, e mbi të gjitha të rëndësishme për ju që kërkoni jetëgjatësinë në çift.

Një argument i mirë për një argument të keq

Kur ke një argument të rëndësishëm është e vështirë të jesh indiferent. Sidoqoftë, do të ishte më mirë nëse diskutoni argumentin.

Shihni se ku gaboni, merrni përgjegjësinë për gabimet tuaja dhe flisni për mënyrën se si mund të parandaloni episode të tilla në të ardhmen.

Ekspertët e Universitetit të Gottmanit që merren me terapinë e çifteve thonë se është e rëndësishme që të dy të jeni të vetëdijshëm se qëllimi juaj është vetë procesi dhe biseda për zgjidhjen e problemit, jo për diskutimin e temës së argumentit.

Flisni për të ardhmen

Nëse marrëdhënia juaj është e qëndrueshme dhe të dy jeni të përkushtuar ndaj saj, duhet të flisni edhe për atë që prisni në të ardhmen tuaj.

“Një bisedë e sinqertë është rruga e drejtë për të hyrë në një partneritet të vërtetë”, thotë Susan Winter, eksperte e marrëdhënieve njerëzore.

“Fakti që ju e dini se çfarë doni dhe si e doni atë është një proces që do t’ju ndihmojë të krijoni lidhjen direkt mes jush dhe origjinalitetit”.

Veçoni nevojat nga dëshirat

Shumica e problemeve në çift fillojnë sepse një nga partnerët mendon se tjetri nuk i kupton ato. Kur flisni, sigurohuni që të shprehni emocionet tuaja, jo vetëm të supozoni se pala tjetër tashmë i njeh ato.

Një terapist familjar për raportet në çift, i quajtur Nathan Cobb thotë se interpretimi i mendimeve, ndjenjave dhe motiveve do të qëndrojnë në mënyrën tuaj të njohjes së çështjes, prandaj është mirë që shpesh t’i ndani dëshirat nga nevojat.

Flisni dhe për gjëra të vogla e në dukje të parëndësishme

“Të flasësh me partnerin lidhur me detaje e gjëra në dukje të vogla e të parëndësishme lidhur me njëri-tjetrin apo jetën e përditshme forcon jashtë mase një marrëdhënie”, shprehet Winter.

Ndani bashkë dhe atë çfarë mendoni se nuk duhet thënë dhe se ndoshta nuk i intereson palës tjetër. Nëse ai/ajo ju do me të vërtetë, do të dojë të dëgjojë prej jush çdo lloj informacioni.

Nuk ka gjithmonë  një “happy end”

Çdo argument nuk mund të përfundojë me zgjidhjen e përsosur dhe një fund të lumtur. Marrëdhëniet mund të jenë kaotike dhe shumë çifte luftojnë pa pushim për të njëjtën gjë.

“Është e rëndësishme që ju të pranoni faktin se jeni të ndryshëm”, thotë John Gottman, profesor dhe themelues i Institutit Gottman.

“Qëllimi është të kontrollojë konfliktin, jo ta zgjidhë atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat