6 këshilla për burrat (që mund t’i lexojnë dhe gratë)

Life style

6 këshilla për burrat (që mund t’i lexojnë dhe gratë)

Më: 1 janar 2021 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Je i sigurt që ndjek një stil jete të shëndetshëm dhe të përshtatshëm për shëndetin e mirë të organit tënd seksual?

Performancat e mira seksuale mund të kultivohen dhe përmirësohen duke marrë masat e nevojshme.

Nëse do një jetë seksualisht të shëndetshme lexoji me kujdes këshillat e mëposhtme:

1: Jeta sedentare

Në bazë të studimeve meshkujt që kanë një stil sedentar jetese ankohen më shumë për probleme ereksioni. Por nëse keni ndërmend të braktisni jetën tuaj sedentare dhe të nisni një jetë aktive, nxitoni…sipas një studimi ndryshimi i stilit të jetesës për të qenë efikas duhet të ndodhë para se të mbushni 40 vjeç.

2: Duhanpirja

Duhanpirësit kanë mundësi shumë të larta për impotencë. Në testet e kryera tek një numër i madh vullnetarësh, ulja e sasisë të nikotinës ka treguar një përmirësim të konsiderueshëm të funksionimit të organit seksual.

3: Numri perfekt

Sipas studimit të publikuar në Revistën Amerikane të Mjekësisë (American Journal of Medicine), të kryesh marrëdhënie seksuale vetëm një herë në javë dyfishon rrezikun për keqfunksionimin e penisit. Doza e këshilluar nga kërkuesit është “tre herë në javë” .

4: Pagjumësia

Niveli i testosteronit (hormon që luan një rol shumë të rëndësishëm në seksualitetin e të rriturve) ulet ndjeshëm në mungesë të çlodhjes dhe gjumit.  Mungesa e gjumit sjell uljen e tonicitetit të muskujve dhe shkakton lodhje dhe humor të keq. Nëse nuk besoni, provoni të mos flini për një, apo dy ditë dhe shiheni efektin që ka.

5: Higjena orale

Bakteret e kavitetit të gojës nëpërmjet gjakut mund të arrijnë lehtësisht enët e gjakut që përshkojnë penisin tuaj.  Probabiliteti i një infeksioni oral është shtatë herë më i lartë tek burrat që kanë probleme me ereksionin.

7: Varësia nga televizori dhe celularët

Në gusht 2016 një grup studiuesish danezë publikuan rezultatet e një studimi të kryer nga 2008-2012 mbi 1,210 të rinj, duke zbuluar që ata që shihnin shumë televizor dhe internet në mënyrë të zgjatur dhe periodike prodhonin më pak spermatozoidë, saktësisht 30% më pak, me 5 apo më shumë orë në ditë para ekranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat