Kujdes me xhelozinë…

Life style

Kujdes me xhelozinë…

Më: 1 janar 2021 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Xhelozia është ndjenja më e keqe në një lidhje pasi është konsumim i vetes dhe i vetë lidhjes.

Por pse bëhemi xhelozë? Ja 3 arsye:

-Mungesa e vetëvlerësimit, vetëbesimit

Arsyeja më e shpeshtë pse dikush ndihet xheloz është sepse nuk e vlerëson më veten. Mund të ketë qenë person mosbesues edhe përpara lidhjes, ose diçka e ka thyer së fundmi besimin e tij tek partneri, rrjeshimisht tek vetja. Në këtë mënyrë rriten mendimet se partneri do të gjejë dikë më të mirë se ju, ose e ka gjetur tashmë atë. 

-Probleme me ankthin

Një njëri që ankthin e ka pjesë të pashmangshme të jetës, do jetojë me ankth dhe frikë edhe në një lidhje. Do mjaftojë fare pak që tek ai të shfaqet ankthi se mos personi që ka në krahë do e zëvendësojë me dikë tjetër. 

-Shumë e vështirë…

Eshtë e vërtetë që xhelozia lind vetëm për dikë që ju intereson vërtet, por nga ana tjetër ajo është një ndjenjë komplekse dhe shumë e vështirë për t’u trajtuar. Njerëzit xhelozë, kur janë të këqinj, mund të kthehen në njerëz të rrezikshëm. Ndërsa kur janë të mirë dhe të ndjeshëm vuajnë shumë, e ndonjeherë shkojnë drejt vetëshkatërrimit.

Bëni kujdes! Mundohuni ta kontrolloni xhelozinë, Ndryshe, një ditë ajo do t’i jap fund lidhjes suaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat