Ankthi ju bën më të forta

Life style

Ankthi ju bën më të forta

Më: 4 janar 2021 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Ankthi është një armik zvarritës, nuk e di asnjëherë kur mund të vijë dhe shpesh jeni si mbi gjemba, me sytë gjithmonë hapur, në dilemë dhe me vetëdijen që, nga një moment në tjetrin, mund të keni pranë këtë shoqërues të bezdisshëm.

Në këto raste, kur jeni në prani të shumë njerëzve, kur jeni në një festë apo kur kaloni me makinë në një tunel, ju duket sikur po ju mungon ajri dhe ju kap ankthi. Disa duhet të luftojnë kundër ankthit para një provimi, me sytë nga tavani, a thua se aty do i gjejnë të gjitha përgjigjet e provimit.

Ankthi, një betejë e mundimshme

Ankthi është aleat i episodeve të panikut, shpesh të dyja bëhen bashkë për t’ju marrë frymën dhe ju ngarkojnë mbi supe një peshë të madhe. Cepat e buzëve përthyhen nga poshtë dhe pesha të rënda gur vendosen njëra pas tjetrës mbi kraharor. Merrni frymë me hundë dhe nxirreni me gojë, pasi në fund do t’ia dilni mbanë çdo situate. Atë që ndjeni e dini vetëm ju dhe njerëzit që ju rrinë pranë, gjithmonë nëse këta të fundit i keni lejuar që t’ju ndihmojnë.

Ankthi ju bën më të fortë

Ankthi ju bën më të fortë, sepse ju jeni ende këtu. Sepse e dini se nesër në punë do të bëni një prezantim dhe për këtë arsye punoni fort deri sa ai të jetë i përsosur. Ndoshta do të flini pak, ndoshta do të flini keq, por do të bëni më të mirën, sepse ankthi jua dikton këtë: përvishni mëngët edhe atëherë kur frika është e madhe.

Forca nuk është vetëm të gjuani me grushta një jastëk apo të vraponi me kilometra pa e ndjerë fare lodhjen. Forcë është të jesh aty, përballë çdo vështirësie, pavarësisht frikës. Të luftosh dhe të kalosh betejë pas beteje, për të dalë në fund fitimtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat