Cilësitë e një partneri romantik

Life style

Cilësitë e një partneri romantik

Më: 6 janar 2021 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Shumica prej nesh ka një listë që përmban cilësitë që përshkruajnë më mirë shpirtin binjak, duke filluar që nga tiparet e përgjithshme – i mençur, i këndshëm, argëtues, me shpirt aventure, i kuptueshëm – te veti më specifike dhe interesante – kuzhinier i mirë, lojtar i mirë, aktiv në politikë, adhurues i udhëtimeve.

Por më pas kuptojmë se nuk mund të gjejmë çdo karakteristikë që duam te një person i vetëm; duhet të bëjmë disa kompromise. Ndaj, cilat janë gjërat më të rëndësishme që duhet të kërkoni, nëse dëshironi të keni një marrëdhënie të lumtur dhe të suksesshme? Dhjetëra vjet studime mbi marrëdhënien e kënaqshme dhe jetëgjatë, kanë nxjerrë në pah një sërë cilësish, të cilat duhet t’i dalloni që në fillimet e lidhjes:

Mirësia, besnikëria dhe mirëkuptimi
Kur njerëzve u kërkohet të listojnë cilësitë më të rëndësishme të një partneri ideal, mirësjella, tërheqja fizike, personaliteti ngacmues dhe mirëqenia ekonomike janë në krye të listës. Por me t’u përfshirë në një marrëdhënie, disa nga këto karakteristika bëhen më të rëndësishme se të tjerat. Sipas një studimi, një njeri, partneri i të cilit i përmbush idealet e dashurisë dhe besnikërisë, është më i kënaqur me lidhjen e tij. Ky studim ka zbuluar se të kesh për partner një njeri që nuk të tërheq fizikisht, statusi dhe ngacmimi intim nuk ndikon në kënaqësi, edhe nëse ai partner është i sjellshëm dhe besnik. Me pak fjalë, ato tipare më ‘sipërfaqësore’ nuk janë fare të rëndësishme për partnerët që janë të sjellshëm dhe besnikë.

Ngjashmëria
Duhet të kërkoni një njeri që është i ngjashëm me ju. Një studim i rëndësishëm, ka nxjerrë në pah se të gjithë ne tërhiqemi nga njerëz që janë të ngjashëm me ne, sidomos nga ata që kanë të njëjtat sjellje dhe vlera. Dhe, në fakt, çiftet e ngjashme janë më të lumtur. Studimi ka treguar se çiftet që kanë të njëjtat shije, interesa dhe pritshmëri, kanë tendencën të kenë më pak konflikte me njëri-tjetrin. Kur ju pëlqen i njëjti ushqim, i njëjti film, apo ndani të njëjtin pasion, keni të njëjtat sjellje kundrejt balancës mes punës dhe kohës së lirë, të njëjtat mendime mbi rritjen dhe edukimin e fëmijëve apo detyrimeve sociale, ju mbetet shumë pak kohë për të debatuar e për t’u konfliktuar.

Gjithashtu, studimi arriti në një tjetër përfundim: çiftet që janë më të ngjashëm në termat e edukimit, moshës, numrit të dëshiruar të fëmijëve, kanë më pak mundësi që të divorcohen. Pothuajse të gjithë duan një partner që të jetë i sjellshëm dhe i bukur, ndaj njerëzit e sjellshëm dhe simpatikë do të jenë gjithmonë shumë të kërkuar. Por nëse dëshironi vërtet një person që të ndajë pasionin tuaj për të kërcyer apo për të shkuar në kinema, ndjenja e garimit, me shumë gjasa, do të jetë më e fortë.

Ndërgjegjësimi
Ndërgjegjësimi nënkupton të jeni besimplotë, praktikë në ndjekjen e rregullave dhe të organizuar. Kjo mund të mos duket seria e tipareve më seksi, por është një paketë e mirë për një partner afatgjatë. Njerëzit janë të ndërgjegjshëm, kanë tendencën ta sjellin atë tipar në marrëdhëniet e tyre dhe janë më të besueshëm dhe besimplotë. Njerëzit që janë më pak të ndërgjegjshëm janë më të vështirë për t’u përballuar: anulojnë planet, nuk ia dalin të përmbushin detyrimet e tyre në shtëpi, veprojnë pa kujdes dhe nuk i mbajnë premtimet.

Qëndrueshmëria emotive
Ai tipar i personalitetit që ndikon më së shumti marrëdhëniet tona, është qëndrueshmëria emotive. Ata që u mungon kjo gjë, kanë tendencën të jenë lunatikë, të ndjeshëm, në ankth dhe inatosen shumë shpejt – të gjitha këto tipare që formojnë një njeri, me të cilin është më e vështirë për të bashkëjetuar. Ata që janë shumë të nervozuar (e kundërta e qëndrueshmërisë emotive) kanë më shumë mundësi të kenë ndërveprime negative dhe të debatojnë me të tjerët, përfshirë edhe partnerët e tyre. Veç kësaj kanë tendencën të jenë me xheloze dhe më pak tolerantë. Ndaj nuk është për t’u habitur, që personat që janë shumë të nërvozuar kanë më shumë mundësi për t’u divorcuar. Në fazat e para të njohjes, bëni shumë kujdes ndaj dikujt që duket shumë i ndjeshëm ose në ankth: mund të jetë një shenjë që marrëdhënia me atë person do të jetë jo e qetë.

Bindja se marrëdhëniet kërkojnë punë
Kur sapo keni filluar një marrëdhënie, është e vështirë për të parashikuar se si gjërat do të ndryshojnë pas disa muajsh apo vitesh së bashku, dhe se si partneri do të përballet me pengesat e paevitueshme me të cilat do të ndeshet gjatë rrugës. Por mund të keni një ide se sa fort do të punoni për të ruajtur një marrëdhënie të lumtur dhe për të zgjidhur konfliktet. Si? Duhet të kuptoni filozofinë e përgjithshme mbi marrëdhëniet.

Studimet kanë identifikuar dy seri kryesore të besimeve mbi marrëdhëniet – besimi i rritjes dhe besimi i fatit. Ata që kanë besimin e fatit mendojnë se marrëdhëniet janë ‘të destinuara’ të jenë të tilla ose jo. Ata besojnë se me t’u bashkuar dy shpirtra binjakë, çdo gjë do të jetë e përsosur – kur një marrëdhënie është e destinuar të jetë e tillë, çdo gjë do të ecë vetë në rrjedhën e fatit. Por nëse ka probleme, kjo është një shenjë se jeni me njeriun e gabuar. Në të kundërt, ata me besimin e rritjes, mendojnë që marrëdhëniet duan shumë punë dhe që një marrëdhënie e fortë është diçka që zhvillohet përgjatë kohës. Ata besojnë se të gjitha marrëdhëniet, në mënyrë të paevitueshme, do të përballen me probleme dhe të kesh një marrëdhënie të fortë do të thotë se duhet të punojnë fortë dhe të bashkëjetojnë me vështirësitë që do të lindin.

Këto sjellje të ndryshme kundrejt marrëdhënieve kanë ndërlikime të mëdha për mënyrën se si të sillen me vështirësitë e lidhjes. Kur njerëzit me besimin te fati përballen me një pengesë, ata kanë bindjen se kjo është një shenjë se marrëdhënia e tyre po e dënuar të përjetojë një situatë të tillë. Ndaj ata kanë tendencën të evitojnë konfliktet dhe inatosen nëse duhet që të pranojnë gabimet e partnerit – sepse kjo gjë do të thotë që marrëdhënia nuk është e destinuar për të qenë e tillë. Dhe kur situata bëhet e vështirë, ata dorëzohen, në vend që të punojnë për të rregulluar dëmin që është bërë. Nga ana tjetër, ata që kanë besimin e rritjes, janë më të hapur për t’i diskutuar problemet dhe përgjigjen pozitivisht ndaj sfidave në një marrëdhënie, duke punuar për t’i zgjidhur ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat