13 arsye përse një grua duhet të masturbohet rregullisht çdo ditë

Life style

13 arsye përse një grua duhet të masturbohet rregullisht çdo ditë

Më: 15 janar 2021 Në ora: 18:01
Foto Ilustrim

Harrojini diamantët, pak punë dore është "miku" më i mirë i një vajze.

Masturbimi, në fakt ka fituar një reputacion të keq përgjatë historisë, por atyre që ende e mendojnë si diçka të keqe, u bën mirë të mësojnë se përveçse kënaqësisë, ai sjell edhe shumë të mira për shëndetin mendor e fizik.

Studimet thonë se shumica e femrave mbi moshën 18 vjeç kanë masturbuar së paku një herë, por të pakta janë ato që e bëjnë një gjë të tillë rregullisht.

Sipas një studimi të shëndetit dhe sjelljes seksuale kyer nga Universiteti i Indianas, vetëm 7.9 përqind e grave dhe vajzave të moshave 25-29 vjeç masturbohen 2 deri në 3 herë në javë. Masturbimi është një eksperiencë normale, burim kënaqësie dhe e shëndetshme.

Dr. Lauren Streicher, profesor i asociuar në Universitetin Northwestern dhe autore e disa librave mbi seksin dhe shëndetin, ka renditur disa arsye të mjaftueshme që gratë dhe vajzat ta flakin tutje tabunë dhe ta marrin më seriozisht masturbimin.

Kështu pra ka ardhur koha të fikim dritat, ndezim qirinjtë dhe të merremi më shumë me veten. Ja dhe 13 arsyet që jep doktoresha:

1. Ju bën të ndjeheni më të lumtura." E dimë se kënaqësia i bën njerëzit të ndjehen më të lumtur," thotë Streicher. është shumë e lehtë. Orgazmat çlirojnë dopaminën dhe oxytocinën, hormone që ndikojnë në përmirësimin e humorit.

2. Përmes masturbimit ju vendoseni më shumë në kontakt me trupin tuaj dhe mësoni ta njihni më mirë atë. Trupi juaj duhet të jetë miku juaj më i mirë. Ai do të jetë me ju gjatë gjithë jetës, ndaj më e pakta që mund të bëni është që ta eksploroni atë. " është absolutisht e rëndësishme që gratë ta njohin dhe vlerësojnë anatominë e tyre si dhe të mësojnë se si të vetë kënaqen." thotë Streicher.

3. Përmirëson jetën tuaj seksuale. Masturbimi ju lejon të kuptoni trupin dhe se çfarë i jep atij kënaqësi. Duke njohur mirë trupin, përfitoni më shumë siguri dhe vetëbesim në shtrat, si dhe e keni më të lehtë të flisni me partnerin. Kur e dini se c'ju jep kënaqësi, ju mund t'ia tregoni dhe partnerit tuaj. .

4. Ju ndihmon të flini. Ka një arsye përse shumica prej nesh ndjehen të përgjumur menjëherë pas një orgazme të fortë: orgazmat çlirojnë tensionin fizik dhe emocional dhe e lodhin trupin, gjë që ju lejon të flini menjëherë. Masturbimi i ndihmon njerëzit të flejnë, njëlloj sikurse e bën dhe leximi i një libri para gjumit. Pas tij ndjehesh i qetë dhe i relaksuar.

5. është një mënyrë shumë e mirë për të shfryrë tensionin seksual. Nëse keni zgjedhur të mos bëni seks, apo nëse nuk keni një partner, masturbimi është një mënyrë shumë e mirë për të kënaqur libidon tuaj.  

6. Masturbimi lehtëson dhimbjet e trupit dhe ato menstruale. Megjithëse studimet ende nuk janë bindëse për ndikimin e njejtë në të gjithë njerëzit, dr. Streicher thotë se nuk ka asnjë arsye që masturbimi të mos merret në konsideratë dhe si një mënyrë për të qetësuar dhimbje të ndryshme trupore, përfshirë ato menstruale, duke qenë se ndihmon në çlirimin më të shpejtë të gjakut menstrual. E pse të pish ilace?

7. Ul nivelet e stresit. " Cdo gjë që ju bën të ndjeheni më të relaksuar, qoftë ajo joga, apo një masazh këmbësh, funksionon njëlloj, " thotë Streicher, " nuk është e thënë pa tjetër të jetë diçka seksuale, por është e sigurt se seksi dhe vetë stimulimi, janë mënyra shumë të mira për të larguar stresin."

8. Masturbimi ndihmon trupin tuaj për të qëndruar seksual… edhe kur nuk je duke pasur seks. "Nëse jeni në një periudhë mes partnerësh, mund përfitoni shumë duke u vetë stimuluar seksualisht. Jo vetëm ju ndihmon të ruani elasticitetin dhe shëndetin e zonave seksuale duke rritur fluksin e gjakut, por edhe rrit aktivitetin seksual të trurit. Streicher thotë: " dihet se seksi dhe eksitimi fillon në tru. Sa më shumë seks të bëni, aq më shumë seks do të kërkoni, sepse mendoni më shumë për seksin. Nëse dikush nuk ka bërë seks për një kohë shumë të gjatë, ka të ngjarë që ai person thjesht të ketë pushuar së menduari për seksin."

9. Keni ndihmë dhe është gallatë. Ka një pafundësi lodrash seksi që mund t'ju ndihmojnë të masturboni.

10. Nëse jeni në një marrëdhënie, masturbimi është një mënyrë shumë e mirë për të shtuar lojërat në shtrat dhe për të marrë sa më shumë kënaqësi. Siç thekson dhe dr Streicher, sa më shumë seks të bëni, aq më shumë seks doni. Në të njejtë logjikë, sa më shumë të masturboni dhe të ndjeheni komode me seksualitetin e trupit tuaj, aq më shumë seksuale do jeni me partnerin tuaj. " Ne e dimë dhe është e provuar se masturbimi stimulon atë pjesë të trurit që do ta mbajë gjallë dhe të shëndetshme libidon tuaj," thotë Streicher.

11. Shumë orgazma. Kur kupton si funksionon dhe si reagon trupi, di dhe se si ta kënaqësh atë. Një herë, dy herë, tre herë, sa herë të duash. Ky është një avantazh që femrat e kanë në raptort me partnerët e tyre. E përse të ndalojnë?

12. Nuk ka asnjë minus. Masturbimi "nuk ka asnjë efekt negativ," thotë Streicher. "Asgjë e keqe nuk mund të ndodhë nga praktikimi i tij. Nuk merr sëmundje. Nuk ngelesh shtatzënë."

13. Të jep shumë kënaqësi. S' ka nevojë për shpjegime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat