Gjërat nga të cilat u çlirova, për t’u ndjerë më mirë

Life style

Gjërat nga të cilat u çlirova, për t’u ndjerë më mirë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 19:40
Foto Ilustrim

Një grumbulluese seriale, protagoniste e një gare pa konkurrentë, ose kufij, në të paturit pak nga gjithçka. Të plotësoja boshllëqet, mbase, ose t’i tregoja botës se mund të përballoja gjithçka. Ndoshta sepse kam lindur në një shoqëri konsumiste ose ndoshta sepse të gjitha ato sende të blera, pak a shumë të vlefshme, më dhanë iluzionin e një lumturie të rizbuluar.

Por e vërteta është se të gjitha ato gjëra që kam blerë, ruajtur dhe grumbulluar nuk më ndihmuan, përveç se më bënë të kuptoj se më pak është më shumë, dhe do ta shpjegoj pse.

Ndalova së paturi rreth meje një çrregullim shumëvjeçar, si një zhurmë e bezdisshme që ishte bërë një shpërqendrim e që më largonte nga gjithçka që është vërtet e rëndësishme për mua. Zbulova se minimalizmi është përgjigjja dhe shpëtimi, ndaj kërcënimit për t’u përfshirë nga furia dhe kaosi i të përditshmes.
Sepse më pak është më shumë, dhe është deri në atë masë sa arrita të rikuperoj hapësirat e mia dhe t’i bëj të miat për herë të parë në jetën time. Një cep, një dhomë apo një shtëpi të tërë: tani unë jam e rrethuar ekskluzivisht nga ajo që është e domosdoshme për mua, dhe kjo vlen për gjërat që mund të blihen, por edhe për të gjithë ata që i kam ndjekur pa frymë vetëm për të kuptuar se ishin thjesht shpërqendrime, që më largonin nga ajo që kishte më shumë rëndësi për mua.

Unë kam mësuar të administroj kohën time dhe t’u jap peshë gjërave të rëndësishme në të njëjtën masë që kam krijuar hapësira të reja për paqe dhe harmoni, për ta shndërruar shtëpinë time në një tempull. E pastrova mendjen nga mendimet e kota, lodhja mendore dhe energjitë negative ashtu siç lirova sirtarët dhe dollapët e rrobave dhe sendeve që nuk më duheshin dhe që mbase nuk më pëlqyen kurrë aq shumë.

Unë kam krijuar hapësira të reja, të njëjtat në të cilat kam filluar t’i kushtoj kohë asaj që është me të vërtetë e rëndësishme për mua. Ndjehem e lirë sepse gjeta çelësin për të hapur derën e burgut që kisha krijuar duke grumbulluar. Isha aq i tmerruar se mos humbja gjërat e mia, saqë gjithë vëmendja ime ishte drejtuar nga ato zotërime materiale, duke lënë pas dore atë që kam më të çmuar: veten dhe lirinë time.

E kuptova që gjërat materiale janë thjesht premtimi i lumturisë që unë aq shumë e dëshiroja, vetëm për të kuptuar se ishte vetëm një ngushëllim i përkohshëm dhe se gjithçka që kisha më të dashur ndodhej brenda meje. Kështu që kuptova se më pak është shumë më tepër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat