Hailey Bieber feston 30-vjetorin me të brendshme blu satini dhe një tortë me qershi

Bota e Yjeve

Hailey Bieber feston 30-vjetorin me të brendshme blu satini dhe një tortë me qershi

Nga: BS Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 15:32
Hailey Bieber

Hailey Bieber ka nisur festimet për ditëlindjen e 30-të me një set fotografish që po ndez rrjetet sociale. Modelja pozon me të brendshme satini në ngjyrë blu të errët, ulur pranë një torte po aq blu, të zbukuruar me krem dhe qershi të kuqe.

Fotot janë pjesë e fushatës për koleksionin “Birthday Chapter 30” të markës së saj të kozmetikës, Rhode, i krijuar posaçërisht për 30-vjetorin që Hailey e feston më 22 nëntor. Siç raporton Hello!, në pozat provokuese ajo lëpin kremin nga gishtat, pret një copë torte dhe nuk heziton të nxjerrë në pah këmbët e gjata.

Kapsula me edicion të kufizuar përfshin ruzhe për faqet në nuanca manaferre dhe bordo, maska për sytë, një balsam buzësh me shije qershie, vanilje dhe kole, si dhe një çantë të vogël sportive. Risia më e madhe është veshja e parë në historinë e Rhode: një xhaketë kundër erës që vishet nga të dy anët, me najlon blu nga njëra anë dhe fleece gri nga tjetra.

Image
Hailey Bieber në fushatën për 30-vjetorin

Hailey e themeloi Rhode në vitin 2022 dhe vitin e kaluar ia shiti kompanisë e.l.f. Beauty në një marrëveshje me vlerë deri në një miliard dollarë. Megjithatë, ajo ka mbetur në krye të anës krijuese të markës si drejtoreshë kreative dhe e inovacionit.

Vetëm pak ditë më parë, bashkëshortja e Justin Bieberit foli për Rhode në samitin DealBook të New York Times në Nju-Jork. Atje ajo tha se marka ka qenë gjithmonë për të një hapësirë ku njerëzit mund të shprehin individualitetin e tyre.

Image
Hailey Bieber shijon tortën e ditëlindjes
Image
Hailey Bieber
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat