“E qeshura do shpëtojë botën”, qeshni në vend që të ankoheni dhe do shëroni veten e të tjerët

Life style

“E qeshura do shpëtojë botën”, qeshni në vend që të ankoheni dhe do shëroni veten e të tjerët

Më: 23 janar 2021 Në ora: 07:17
Ilustrim

“E qeshura do shpëtojë botën”, ka thënë dikur Charlie Chaplin dhe ka pasur të drejtë. Humori dhe aftësia për t’i qeshur jetës është aq e fuqishme saqë mund t’ju ndihmojë të shëroni veten dhe të tjerët. Këtu e kemi fjalën për marrëdhëniet me të tjerët edhe kur ato janë shumë të komplikuara.

Kini parasysh që pavarësisht sensit të humorit që keni duhet ta përshtasni atë me të tjerët dhe me atë që personi përballë arrin të kuptojë, qoftë ironi apo sarkazëm. Ka disa mënyra sesi mund të ndihmoni veten dhe po ua listojmë më tej:

Qesh me veten dhe momentet e sikletshme ndaji me persona të cilët e di se do t’i kuptonin.

Gjej fëmijën që ke brenda vetes.

Mbaji mend gjërat e bukura dhe të qeshura që ndodhin rreth teje.

Mos u merr fare me gjërat negative ose personat e tillë.

Qesh me situatat në vend që të ankohesh.

Mbaje nën kontroll stresin kur nuk arrin ta shmangësh. Për ta bërë këtë mund t’i kujtosh vetes situata qesharake.

Mos lër asnjë ditë të kalojë pa të qeshura.

Ndërsa në interaktivitet me të tjerët, përpiquni të kuptoni mënyrën si reagon personi nga shakatë, ironitë dhe situatat të ngjashme. Nëse arrini të kuptoni atë që keni përballë do mundeni të merrni buzëqeshje pa shumë sforcim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat