Letër motrës që nuk e pata kurrë..

Life style

Letër motrës që nuk e pata kurrë..

Më: 28 janar 2021 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Do të isha me ty sot, duke pirë një kafe e duke trazuar një lugë sheqer mbi të, me etjen e madhe për të treguar se si po më shkojnë gjërat e sesi jeta ime nuk ecën në shina treni, por e ndërton rrugën e saj vetvetiu, duke menduar se ku do ta kalonim fundjavën të dyja….

Do ishe më e vogël se unë, e do të kisha ndjerë të qarat e tua të para, do të ta kisha vënë unë emrin ty, duke të të ndjekur hap pas hapi çdo cingërrimë kapricoze tënden, do të doja padiskutim, siç të dua tani që në mendim!

Momentin kur do kërkoja në dollap fustanin tim por në fakt do e gjeja të varur tek garderoba jote, grindjet e vogla që më pas do shuheshin me një përqafim, ëmbëlsirat e gatuara me shumë rrëmujë në hapësirën tonë, shtrëngimet që do t’i bënim vëllait kur të kthehej nga një udhëtim, gjithë rrugëtimin e jetës do të të kisha dashur ty më shumë… (shshshsh… mos trego!)

Që ditën kur kuptova se sa më mungon një motër, e dua më shumë vajzën time,

Që ditën kur mendova se më duhej një motër, vlerësoj më shumë mamin tim,

Që ditën kur ndjeva se sa do doja të të kisha, u lidha më shumë me shoqet e mia të zemrës, dhe shpesh here u zhgënjeva, sepse me nje motër nuk do zhgënjehesha kurrë…

Që ditën kur nuk të pata, vendosa se dua të kem dy vajza në të ardhmen!

Kushedi kujt do t’i ngjaje e sa e bukur do ishe…

Në një ditë si kjo me diell e borë, do të të kisha telefonuar tani për të të thënë se sa kam nevojë për ty motër që nuk të pata kurrë, po me mungon sot me shumë se kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat