Mbahuni beqarë, Shën Valentini po vjen!

Life style

Mbahuni beqarë, Shën Valentini po vjen!

Më: 29 janar 2021 Në ora: 07:21
Ilustrim

Të jesh beqare në Shën Valentin duket paksa e mërzitshme duke parë të tjerët që marrin surpriza, dhurata dhe kalojnë momente të bukura me partnerin. Por edhe ti mund ta kalosh këtë ditë bukur dhe ja ku janë disa këshilla që do të të vijnë në ndihmë.

Shkruaji vetes një letër – Marrëdhënia më e mirë që mund të kesh është me veten prandaj psikoterapistja Markesha Miller sugjeron që t’i shkruani vetes një letër ku të flisni për progresin që keni bërë në jetë dhe çfarë doni të arrini në të ardhmen.

Shpërndaj dashuri duke i dhuruar vetes ose të tjerëve lule – Shën Valentini nuk është domosdoshmërisht vetëm për çiftet, por mund të shpërndani dashuri edhe miqve e njerëzve tuaj të dashur.

Mbaj mend që të jesh beqare nuk është keq – Ke kohë më të lirë për veten, për hobit e tua dhe pse jo në atë ditë të ndihmosh njerëzit në nevojë, të cilët kanë nevojë për dashuri më shumë se të gjithë.

Bëj gjithçka që do bëje nëse do ishe në një lidhje – Shumica e çifteve e përfundojnë ditën duke parë Netflix prandaj asgjë nuk të pengon për ta bërë dhe ti këtë. Mos u kap pas idesë që të duket dikush tjetër për të qenë e lumtur.

Bëhu përtace – Po, e lexove mirë. Nëse do një arsye për të qëndruar gjithë ditën në shtrat duke mos bërë asgjë, 14 shkurti është dita perfekte. Kjo nuk do të thotë se do të ndiheni të vetmuar apo të depresionuar. Thjesht mund të merrni një pushim sepse e meritoni!

Bëja qejfin vetes – Pse të harxhosh para për dhurata e surpriza, kur mund t’i bësh qejfin vetes duke bërë shopping.

Përdorni vibrator – Nëse ju streson ideja që çiftet do kalojnë një natë të nxehtë, as ju nuk jeni vetëm sepse lodrat e seksit vijnë gjithmonë në ndihmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat