Sendet e shtëpisë që mund të sjellin ters

Life style

Sendet e shtëpisë që mund të sjellin ters

Më: 29 janar 2021 Në ora: 10:32
Foto Ilustrim

Për ju që jeni supersticiozë (ka shumë persona të tillë) duhet të dini se ekzistojnë disa sende të cilat mund t'i keni nëpër shtëpitë tuaja por që sjellin ters. Disa mund t'i keni dëgjuar, disa jo. Po i rendisim me radhë duke iu kujtuar se fakti që nuk iu pranuan në intervistën e fundit të punës nuk ka të bëjë me këto! (ose ka):

Orë e thyer
Dera e zezë
Kalendari i vjetër
Enë kuzhine të krisura apo të thyera
Bimë të vdekura

Muri jeshil. Në vitet 1700 një kimist suedez përdori arsenik për të bërë letër muri jeshile.

Por ajo u lag dhe nga ajo u çlirua një gaz helmues nga i cili vdiqën shumë persona. Në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konsiderohet ters, kjo ngjyrë në mure.

Karrige lëkundëse bosh.

Besohet se kjo lloj karrige fton shpirtra të këqinj për t'u ulur. Madje kur lëviz vetvetiu, mendohet se është ulur një i tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat