3 këshilla të lashta për t’iu ndihmuar të largoni stresin përgjithmonë!

Life style

3 këshilla të lashta për t’iu ndihmuar të largoni stresin përgjithmonë!

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 10:40
Ilustrim

Stresi dhe ankthi janë sfidat e shekullit. Ata duhet të shkatërrohen, që ju të jetoni një jetë të lumtur e të suksesshme.

Mirëpo, sic duket jeta ishte stresuese edhe qindra e mijëra vite më parë. Dhe grekët e vjetër kishin shumë urtësi mbi këtë çështje.

Ja ku janë 3 këshilla të lashta për t’iu ndihmuar të largoni stresin:

1. Paramendoni;

Paramendimi është një teknikë e fuqishme për tu përballur me stresin.  Është një praktikë e vizualizimit të të ardhmes, sidomos ditën e nesërme. Imagjinoni të gjitha gjërat e këqija që mund të ndodhin.

Ne zakonisht kemi tendencë ti rrisim gjërat në mendjet tona. Prandaj duke imagjinuar të gjitha gjërat e këqija që mund të ndodhin, do të ktheheni me këmbë në tokë dhe do të kuptoni që e sotmja është perfekte!

2. Praktikoni vetë-mohimin;

Ja ku është një praktikë tjetër unike. Praktikoni vetë-mohimin. P.sh: grekët e lashtë linin mënjanë ngrënien e ushqimit për të ngritur vetë-kontrollin. Provojeni, mos hani atë çokollatë që po ua bën me sy.

3. Aktroni sikurse nuk jeni të stresuar;

Sado e thjeshtë që kjo tingëllon, kjo këshillë është vërtetuar edhe shkencërisht. Kur jeni të stresuar, relaksoni muskujt e fytyrës, merrni frymë thellë, qetësohuni dhe bëni diçka që ju pëlqen duke i thënë vetës që nuk jeni të stresuar aspak.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat