Siguron rehati dhe relaksim: Ngjyra e vitit në rregullimin e enterierit dhe eksterierit

Life style

Siguron rehati dhe relaksim: Ngjyra e vitit në rregullimin e enterierit dhe eksterierit

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 23:27
Foto ilustrim

Lehtë përshtatet në çdo hapësirë

Kompania amerikane e specializuar për ngjyra Sherwin-Williams ka njoftuar se cila ngjyrë do të jetë hit në vitin 2021 në rregullimin e enterierit dhe eksterierit.

Në këtë vit do të mbizotërojë ngjyra e ngrohtë, e errët e pasur me nëntone të hirta të cilën në kompani e kanë quajtur e bronztë urbane.

Image

Siç e përshkruajnë njohësit, ngjyra është ajo e cila nxit relaksimin dhe ofron rehatinë që vërtet na duhet në këto kohë.

Ngjyra e bronztë urbane ju nxit që të krijoni strehën tuaj për të menduar dhe për të ripërtërirë vetveten, thotë Sue Wadden, drejtori i marketingut në Sherwin-Williams.

Ngjyra bashkon dizajnin e viteve ’70 dhe ’90 me modernen. Më së miri do të duken nëse i kombinoni me tone të tjera neutrale të ngrohta, si p.sh. nuanca të shndritshme të së hirtës apo pak të gjelbër.

Image

Gjithashtu pëlqehen materialet natyrore si druri, guri, tekstilet e endura dhe metali.

Natyrisht, gjithmonë mund të filloni nga muret. Dhe një mur i ngjyrosur në një hije të pasur, gri të errët do ta bëjë shtëpinë një vend ku mund ta gjeni qetësinë tuaj në çdo moment.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat