Fërkimi i thonjve ndihmon në rritjen e flokëve: Praktika e çuditshme që mbështetet mbi fakte

Life style

Fërkimi i thonjve ndihmon në rritjen e flokëve: Praktika e çuditshme që mbështetet mbi fakte

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Ka shumë mënyra shtëpiake që mund të përdorni për të rigjeneruar flokët tuaj. Dhe një nga teknikat më interesante që mund t'ju ndihmojë është një praktikë që kërkon fërkimin e thonjve tuaj për vetëm 5-10 minuta në ditë. Kjo terapi alternative e refleksologjisë, e njohur gjithashtu si Balayam Yoga, mund të ndihmojë në menaxhimin e problemeve të ndryshme, duke përfshirë humbjen e flokëve dhe zbokthin.

Sipas eskpertëve kinez që merren me nervat e trupit, mbaresat nervore në majë të gishtave janë të lidhura me skalpin e kokës. Kur fërkoni thonjtë tuaj, fërkimi që krijoni ndikon në nervat e kokës. Kjo, nga ana tjetër, rrit rrjedhën e gjakut dhe stimulon rritjen e flokëve.

Specialistët e mjekësisë alternative besojnë se nëse praktikoni fërkimin e thonjve rregullisht, humbja e flokëve mund të ngadalësohet në 3 deri në 6 muaj. Rritja e rrjedhjes së gjakut në skalpin tuaj të kokës mund të ndihmojë gjithashtu në çështje të tjera, të tilla si zbokthi dhe thinjat e parakohshme.

Kur fërkoni në mënyrë aktive thonjtë tuaj, stimuloni trurin që të dërgojë një sinjal për të ringjallur gjëndrat e vdekura dhe të dëmtuara të flokëve. Kjo praktikë, kur kombinohet me ndryshime të tjera pozitive në stilin e jetës tuaj, mund t'ju ndihmojë të rigjeneroni flokët tuaj në 6 deri në 9 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat