‘Të kundërtat tërhiqen’: Shenjat e horoskopit për të cilat kjo është e vërtetë!

Life style

‘Të kundërtat tërhiqen’: Shenjat e horoskopit për të cilat kjo është e vërtetë!

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Fakti që “të kundërtat tërhiqen”, tashmë dihet, por kjo s’do të thotë se dy njerëz të ngjashëm nuk mund ta pëlqejnë njëri-tjetrin.

Lidhjet janë aq komplekse, sa nuk ka asnjë përfundim të prerë. Megjithatë, nëse do të ecim me teorinë se “të kundërtat tërhiqen”, për këtë ka edhe një vend në horoskop.

Zodiaku ka çifte kozmike të quajtura polaritete, të cilat janë dy shenja që qëndrojnë drejtpërdrejt përballë njëra-tjetrës në eliptik dhe janë gjashtë shenja larg njëra-tjetrës.

Këto shenja janë aq të ndryshme sa që nganjëherë mund të jetë e vështirë të kuptohet pse ato funksionojnë, por ndodh të funksionojnë, dhe madje shumë mirë.

Astrologjia shpjegon pse:

Çdo shenjë ka një modalitet (fiks, të ndryshueshëm ose kardinal), i cili përshkruan se ku bien në një stinë dhe në një farë mënyre shpjegon gjithë energjinë e tyre.

Shenjat kardinale (Dashi, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi) marrin përgjegjësinë; shenjat e paqëndrueshme (Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit) janë fleksibël; dhe shenjat fikse (Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori) janë stabilizuesit e zodiakut.

Çdo shenjë gjithashtu ka një element (ujë, tokë, ajër ose zjarr). Shenjat e zjarrit (Dashi, Luani dhe Shigjetari) janë pasionante; shenjat e ujit (Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit) janë emocionale; Shenjat e tokës (Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi) janë të qëndrueshme dhe punëtore; shenjat e ajrit (Binjakët, Peshorja dhe Ujori) janë intelektuale.

Shenjat e kundërta ndajnë një modalitet. Ato janë gjithmonë elementë të ndryshëm, por janë elementë që mund të punojnë së bashku.

Zjarri dhe ajri kombinohen për të bërë një flakë më të ndritshme; uji dhe toka bëjnë që një bimë të rritet. Sigurisht, era gjithashtu mund të fryjë një qiri dhe një përmbytje mund të shkatërrojë oborrin tuaj, por gjithçka varet nga ekuilibri.

Të kundërtat që tërhiqen, janë këto:

1. Dashi + Peshorja
2. Demi + Akrepi
3. Binjakët + Shigjetari
4. Gaforrja + Bricjapi
5. Luani + Ujori
6. Virgjëresha + Peshqit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat