Ja si ta përmirësoni memorien shpejt e shpejt

Life style

Ja si ta përmirësoni memorien shpejt e shpejt

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

Një studim i bërë tash së fundmi, e që u publikua në revistën "Legal and Criminal Psychology", thoshte se, duke mbyllur sytë, ju mund t'i rikujtoni gjërat më mirë.

Në studimet që u bënë, kërkuesit shkencorë kërkuan nga njerëzit që ta shikonin një film të shkurtër, e më pas t'i rikujtonin detajet, duke u përgjigjur në disa pyetje në lidhje me atë film.

Ata që, sipas instruksioneve, mbanin sytë e mbyllur, jepnin më shumë përgjigje të sakta, sesa ata që i mbanin sytë hapur. Dy studimet e përbashkëta kishin rreth 178 pjesëmarrës, të cilët kishin shikuar një film rreth plaçkitjes.

Rezultatet e këtij studimi bëjnë me dije se largimi i gjërave që interferojnë nga ambienti i jashtëm, thjesht duke mbyllur sytë, mund të na ndihmojë në përqendrimin më intensiv, për të mbajtur mend pjesët e informatave. Kjo e lehtëson dukshëm rikujtimin e detajeve të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat