Pse nuk duhet kryqëzuar këmbët kur ulemi?

Life style

Pse nuk duhet kryqëzuar këmbët kur ulemi?

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 00:25
Foto ilustrim

Të gjithë kemi mënyrën tonë të të ulurit dhe të qenit rehat, por vetëm sepse ndihemi rehat nuk do të thotë se në të vërtetë është mirë për ne, shkruan Bright Side, transmeton Insajderi. Në fakt, një nga mënyrat më të njohura të uljes, e cila është me këmbë të kryqëzuara, mund të ketë shumë efekte negative tek ne.

Është e rëndësishme të mësoni të qëndroni ulur drejt gjatë gjithë kohës – jo vetëm që është e mirë për të gjithë trupin tuaj, por gjithashtu rrit vetëbesimin tuaj.

Ulja këmbë kryqëzuar mund të provokojë paralizë nervore.

Kur uleni me këmbë të kryqëzuara për periudha të gjata kohore, mund të shkaktojë një gjendje të quajtur paralizë nervore. Gjatë saj, ju bëheni të paaftë për të ngritur këmbën tuaj, kjo mund të shkaktojë mpirje në muskuj, dhe madje mund të dëmtoni nervin tuaj peronale.

Mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut

Kryqëzimi i këmbëve në nivelin e gjurit rrit ndjeshëm presionin tuaj të gjakut. Këshillohet të shmangni kryqëzimin e këmbëve nëse jeni person me presion të lartë të gjakut.

Mund të çojë në posturë të keqe.

Qëndrimi ulur me këmbët kryq për më shumë se tre orë në ditë mund të shkaktojë anime anësore të shpatullave dhe legenit, dhe mund të drejtojë kokën më përpara. Mund të çojë gjithashtu në një keq-vendosje të shtyllës kurrizore tuaj, dhe postura e papërshtatshme çon në dhimbje dhe ngurtësi në muskuj.

Mund të shkaktojë dhimbje në nyje.

Kryqëzimi i këmbëve nuk është vetëm i keq për qëndrimin tuaj, por gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje në nyjet tuaja. Mund të dëmtojë qafën, legenin, pjesën e poshtme të shpinës dhe gjunjët. Veçanërisht duhet të shmangni kryqëzimin e këmbëve nëse tashmë keni dhimbje në gju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat