Studim: Tullacët po e vuajnë më shumë koronavirusin

Life style

Studim: Tullacët po e vuajnë më shumë koronavirusin

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 00:21
Foto ilustrim

Burrat tullac mund të jenë më të rrezikuar të vuajnë nga gjendja e rënduar nga virusi që shkakton sëmundjen Covid-19, tregojnë prova të reja.

Sipas mediumit britanik ‘The Telegraph‘, lidhja është aq e fortë sa që disa studiues sugjerojnë që të qenit tullac duhet të konsiderohet një faktor rreziku, të cilën ata po e quajnë “shenja Gabrin”.

Emërtimi vjen pas mjekut të parë amerikan që vdiq nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, Dr. Frank Gabrin, i cili ishte tullac. “Ne me të vërtetë mendojmë se të qenit tullacës është një parashikues i përsosur i ashpërsisë së simptomave”, deklaroi Dr. Carlos Wambier, autori kryesor prapa studimit, të realizuar nga Universiteti Brown.

Të dhënat që nga fillimi i shpërthimit në Wuhan, Kinë, në janar kanë treguar se burrat kanë më shumë të ngjarë të vdesin pasi të infektohen me koronavirusin. Në Mbretërinë e Bashkuar, një raport i kësaj jave nga Shëndeti Publik i Anglisë zbuloi se meshkujt në moshë pune ishin dy herë më të predispozuar se femrat që të vdisnin pasi u diagnostikuan me Covid-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat