Çfarë tregojnë rrudhat e ballit për shëndetin tuaj

Life style

Çfarë tregojnë rrudhat e ballit për shëndetin tuaj

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 12:51
Ilustrim

Rrudhat e ballit mund të kenë qenë për ju vetëm vija dhe sfida të jetës deri më sot, por ato janë një provë e mirë për të kuptuar  nëse do të keni probleme me zemrën në të ardhmen? Studiuesit francezë mendojnë se mund të jetë e mundur.

Autorët e studimit kanë gjetur një lidhje midis numrit të madh të rrudhave të thella të ballit dhe sëmundjeve të zemrës. Ata besojnë se është tepër e rëndësishme që të vazhdohen studime më të thella në këtë fushë, pasi është e mundur që rrudhat të jenë shenjë e arteriosklerozës (forcim i arterieve).

Ka shumë gjëra që njerëzit nuk i dinë për sëmundjet e zemrës dhe çfarë i shkakton ato, duke filluar me “ngurtësimin e arterieve” klasike që aq shumë e përshkruajnë si kolesteroli në gjak.

E vërteta është se një nga  shkaqet më të panjohura të sëmundjeve të zemrës është niveli i ulët  i magnezit në organizëm.

Magnezi  është me rëndësi jetike për të mbajtur presionin normal të gjakut. Nëse asgjë tjetër, ai lufton inflamacionin, duke ndihmuar kështu në parandalimin e forcimit arterieve dhe presionin e lartë të gjakut.

Gjithashtu përmirëson rrjedhjen e gjakut duke zbutur arteriet tuaja dhe ndihmon në parandalimin e trashjes së gjakut.

Një meta-analizë e vitit 2016 me 40 studime në të cilën u përfshinë më shumë se 1 milion njerëz zbuloi se personat me nivel më të lartë të magnezit kishin:

-Një rrezik 10% më i ulët i sëmundjeve koronare të zemrës

-12 %rrezik më të ulët nga atakët në zemër

-26 % rrezik më të ulët të diabetit të tipit 2

Të gjitha këto efekte bazë, dhe më shumë, janë të rëndësishme për funksionin optimal të zemrës, si dhe funksionin mitokondrifik. Megjithatë magnezi është shumë shpesh i diskutuar  kur flasim për mënyrën se si ta mbani zemrën të shëndetshme.

Nëse jeni duke kërkuar mënyra të shëndetshme për të shtuar magnezin në dietën tuaj, është e rëndësishme që të konsumoni perime të freskëta organike, të tilla si brokoli, kale, spinaqi,avocado, pijet me kakao, fara kungulli dhe arra braziliane.

Edhe salmoni është i pasur me magnezium.

Shmangni sa më shumë ushqimet e përpunuara.

Nëse vërtetë jeni të interesuar të ndryshoni gjendjen në shëndetin tuaj atëherë sfidoje vetën për 30 ditë, duke ngrënë ushqime të shëndetshme, duke fjetur gjumë të mjaftueshëm, ushtrime dhe zhvilloje frymën e mendimit pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat