Pse heshtja prish marrëdhëniet?

Life style

Pse heshtja prish marrëdhëniet?

Më: 1 mars 2021 Në ora: 12:29
Ilustrim

Çiftet që vështirësohen ose luftojnë në marrëdhëniet e tyre shpesh i nënshtrohen zgjedhjes për të heshtur. Ndonjëherë është njëri prej tyre dhe herë të tjera janë të dy. Në të dy rastet, një heshtje e tillë – jo një pauzë ose pushim i shëndetshëm – tregon mungesë të intimitetit verbal dhe emocional.

Nëse nuk jemi në gjendje të komunikojmë emocionalisht ose përmes gjuhës së trupit, fjalët janë mjetet e vetme që kemi në dispozicion, e lëre më të zgjidhin problemet tona.

Nuk ka kuptim të jesh në një marrëdhënie dhe të përdorësh heshtjen. Jo vetëm që saboton komunikimin e marrëdhënies, por gjithashtu mbyt nevojën për shprehjen tuaj. Kur mund të shprehni atë që po ndjeni – në momentin që e përjetoni – ka më pak të ngjarë të veproni sipas kësaj ndjenje. Për më tepër, pamundësia për të shprehur dhe shtypur emocionet tuaja, me kalimin e kohës, do të çojë në pakënaqësi thelbësore me sjelljen përkatëse që mund të presim.

Heshtja kontrollon. Kur mendojmë për njerëz manipulues, zakonisht kemi në mendje imazhe të njerëzve dinamikë ose agresivë. Në fakt, ata mund të frikësojnë dhe kontrollojnë të tjerët. Sidoqoftë, ne e dimë saktësisht me çfarë po përballemi. Nuk ka asnjë surprizë. Por ekziston një lloj kontrolli shumë më i fshehtë, i cili bazohet në heshtjen. Kur nuk ndajmë mendimet tona me njëri-tjetrin, ne shpesh e bëjmë atë për të kontrolluar reagimet dhe sjelljen e njëri-tjetrit. Nëse të tjerët nuk e dinë se çfarë po planifikojmë, atëherë ata mund të mos përgjigjen në përputhje me rrethanat. Ndonjëherë, njerëzit që kanë prirjen të kënaqin të tjerët bëhen viktima të këtij truku/bien viktima e këtij mashtrimi.

Kur përdorim heshtjen, ne krijojmë një monolog të brendshëm, i cili zakonisht përfshin mënyrën se si të tjerët do të përgjigjen nëse ndajmë mendimet tona me ta. Me fjalë të tjera, ne po luajmë një skenar të tërë në të cilin roli i tyre është i paracaktuar. Në këtë mënyrë, ne jemi të mbyllur në një gjendje amullie dhe kanalet e komunikimit kanë pak mundësi të evoluojnë.

Në raste të tjera, heshtja përdoret për të ndëshkuar. Bëhet një mjet zemërimi, duke bllokuar mundësinë për zgjidhjen e problemeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat