Ngjarje e vërtetë: Dhëndri im i ardhshëm është tradhtar

Life style

Ngjarje e vërtetë: Dhëndri im i ardhshëm është tradhtar

Më: 4 prill 2021 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

- A do të më tregojë dikush se çfarë po ndodh midis Blertës dhe djalit tënd? Kaltrina e dinte se nuk do të lëshoj pe derisa ta kuptoj të vërtetën, se duhet të ma thotë gjithçka, sepse e kam ndier se midis tyre po ndodhte diçka. Ajo filloi të fliste me kujdes: - Skënderi një kohë të gjatë është e dashuruar në të, e ajo gjithmonë vetëm vuajtje i ka sjellë. I thoshte se sa shumë e dashuron e në të njëjtën kohë dilte me të gjithë. Skënderi ishte shumë i pikëlluar dhe shumë rëndë e ka përjetuar.

Në fakt ishte kjo periudhë e rëndë për të gjithë neve. Kemi menduar se kurrë nuk do të mundet ta tejkalojë momentin kur e kishte kuptuar se e kishte tradhtuar me shokun e tij më të mirë. Skënderi i kishte vërejtur derisa putheshin bashkë, e asnjëri prej tyre nuk kishte ndjerë nevojën që t'ia shpjegonte këtë. Atëherë e kishte humbur besimin në dashuri, njerëz, miqësi dhe ishte i pikëlluar. Në të njëjtën kohë kishte humbur edhe të dashurën edhe mikun më të mirë. U duk se nuk do të mund ta tejkalonte ndonjëherë, mirëpo me kalimin e kohës e ka takuar Meritën dhe që atëherë jeta e tij filloi të ndryshonte për të mirë.

Por, tashti Blerta nuk dëshiron ta lëshojë atë kur e di se është i dashuruar në Meritën, më tha ajo. - E ti je frikësuar kaq shumë se Blerta mundet të hyjë midis tyre dhe për këtë arsye po nxitohesh që Skënderi dhe Merita të martohen sa më parë, kam dëshiruar që ta shpjegoj gjithë këtë situatë të pakëndshme. Kaltrina nuk u përgjigj, por se heshtja e saj po thoshte të gjitha. Ende isha e brengosur për të ardhmen e vajzës time dhe më duhej ta dija nëse në të vërtetë Skënderi e kishte tejkaluar Blertën apo vajzën time e kishte vetëm si ngushëllim. Ndoshta dëshiron që Meritës t'ia kthejë të gjitha, ta nxitë xhelozinë e saj, e kur ta kuptojë se ajo e dashuron, ta braktis Meritën. Çfarë nëse përsëri e dashuron Blertën? A mund ta durojë këtë Merita, po e pyetja veten time derisa brengat e mia sa po rriteshin. Atë mbrëmje fjeta shumë keq, po mendoja se si do të përfundonte e gjithë kjo. Në mendime mu kthye Petriti dhe jeta jonë e mundshme në Japoni. Po ndihesha shumë e vetmuar dhe përsëri jam pyetur nëse duhet të shkoj me të apo ta bëj edhe një ndalesë në jetën time. Kurrsesi nuk kam mundur ta braktis Meritën, që vetëm të luftojë me emocionet e burrit të saj të ardhshëm ndaj një gruas tjetër. - Nënë, nuk kam pasur deri më tani trimëri të ta them, sepse nuk e dija si do ta pranoje, por tani më duhet ta them, Skënderi dhe unë nuk do të qëndrojmë bashkë këtu pas martesës. Ai ka pranuar propozimin e fabrikës që të jetë përfaqësues i fabrikës në Itali, e unë do të shkoj me të. Jeta atje më duket më e mirë dhe mendoj se do të jemi të lumtur - tha mëngjesin tjetër gjatë kafjallit.

Edhe unë po mendoja se ata duhet të largohen prej këtu, sidomos nga Blerta dhe të fillojnë jetën e përbashkët. Mirëpo, po ekzistonte edhe diçka që po më shqetësonte, e për këtë kam vendosur të bisedoj me të. - Skënder, më duhet të pyes. Çfarë ke bërë pardje me Blertën në kështjellë - e kam pyetur porsa kemi mbetur vetëm. - Asgjë të veçantë. Veturën e kam dërguar te mekaniku kur erdhi Blerta dhe e kishte edhe një kalë tjetër me vete. Më ftoi të kalërojmë bashkë.

- Te cili mekanik këtë ditë fundjave në mëngjes - me dyshim e ndërpreva. - Ky është fshat dhe të gjithë njihemi këtu. Ai ma ka kontrolluar veturën pa marrë parasysh kohën dhe ditën - mu përgjigj me ton bindës me të cilin më turpëroi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat