Dashurojmë të gjithë në të njëjtën mënyrë?

Life style

Dashurojmë të gjithë në të njëjtën mënyrë?

Më: 10 prill 2021 Në ora: 12:17
Ilustrim

Kur biem në dashuri, ndonjëherë duket sikur zhytemi në dyshime… “Do të provojë dhe ai/ajo të njëjtën gjë?” , “Më do vërtetë apo jam një kapriço e përkohshme?” Por, jo të gjithë njerëzit bien në dashuri në të njëjtën mënyrë.

“Kam rënë në dashuri!”. Gjatë jetës sonë, e shqiptojmë këtë frazë më shumë se një herë. Ndjenja dhe pohimi që i bëjmë vetes midis ndjenjave të përziera, ankthit, befasisë dhe përmbajtjes së lumturisë, shpesh shoqërohet nga një dyshim. A e përjeton të njëjtën gjë dhe personi tjetër? Nëse po, a do të më dojë me intensitetin tim? Lind më tej një pyetje spontane: a biem në dashuri të gjithë në të njëjtën mënyrë?

Sa bukur do të ishte nëse në dashuri do të ishte gjithçka e ekuilibruar, madje 200%. Megjithatë, pikërisht në këtë fushë shfaqen të gjitha ndryshimet që shkaktojnë ankth tek ne. Ka nga ata që duan dhe kanë nevojë për tjetrin tej mase; ka nga ata që kanë më pak nevojë; disa duan “përgjysmë” sepse kërkojnë një dashuri të gatshme. Por, ka edhe nga ata që duan në mënyrë të matur dhe të përgjegjshme, të vetëdijshëm se të dashuruarit nuk do të thotë të jesh i njëjtë në gjithçka, por që përpiqesh për t’u marrë vesh e u dakordësuar së bashku, për ta bërë marrëdhënien, një udhëtim të rritjes dhe zbulimit.

Platoni thoshte se aty ku mbretëron dashuria, ligjet nuk janë të nevojshme, por në realitet, marrëdhëniet afektive kërkojnë shumë rregulla dhe dekrete të qarta për të garantuar suksesin e tyre. Pyetjes nëse dashurohemi të gjithë në të njëjtën mënyrë, përgjigjja është jo. Secili e bën atë sipas mënyrës së vet, gjë që, megjithatë, nuk do të thotë të jesh i papajtueshëm. Psikologjia e studion këtë temë prej dekadash. Të kuptuarit të mekanizmave me të cilët njerëzit arrijnë të provojnë lumturinë më të madhe, ashtu si dhe më shkatërruesit midis trishtimit dhe zhgënjimit, është një zgjim interesash për shumë fusha të dijes.

Neuroshkenca, filozofia dhe sociologjia janë përpjekur ta përkufizojnë argumentin prej shumë kohësh. Një nga kontributet më interesante në këtë drejtim është ai që ka lënë John Alana Lee me librin e tij të famshëm “Ngjyrat e dashurisë”. Sipas këtij eksperti në fushën e dashurisë dhe seksualitetit në Universitetin e Torontos, është e mundur të shoqëroheni dhe dashuroheni me një seri ngjyrash.

Për doktor Lee, dashuria autentike përmban ngjyrat kryesore (blu, të kuqe dhe të verdhë), të cilat përcaktojnë tre përbërësit themelorë të dashurisë së vërtetë: pasionin, angazhimin dhe respektin. Nga ana tjetër, ekzistojnë dashuritë e përcaktuara nga “ngjyrat sekondare”, si në rastin e atyre që duan të konsumojnë vetëm një marrëdhënie seksuale, ata që duan të kontrollojnë partnerin e tyre ose ata që e shohin dashurinë si lojë. Le të hedhim vështrim në një teori tjetër se si biem në dashuri dhe cilët faktorë bëjnë ndryshimin.

Teori që shpjegojnë pse ne të gjithë nuk dashurojmë në të njëjtën mënyrë Dashuri me shikim të parë / Dashuria në planin afatgjatë “U dashurova sapo e pashë”, “U dashurova gradualisht, pothuajse pa e kuptuar”. Kohët përcaktojnë gjithashtu gjuhën e dashurisë. Ka nga ata që e lënë veten të shkojnë në një sekondë në sytë e dikujt, të kapur nga një gjest ose nga një mënyrë për të shprehur veten e tyre, që përmban vetëbesim dhe mister të barabartë.

Sidoqoftë, të tjerë kanë nevojë për akrepat e orës për të lëvizur ngadalë. Janë ata që pas muajsh ose vitesh miqësie rigjenerojnë veten në një ndjenjë më të thellë dhe më të pasur. Koha është një faktor përcaktues për të kuptuar se ne të gjithë nuk dashurohemi në të njëjtën mënyrë.

Njerëzit që duan të plotësojnë një boshllëk / Njerëz që nuk kërkojnë, por gjejnë Ka nga ata që, në dashuri kërkojnë diçka konkrete, si një eksplorues. Është profili i një personi me mungesë vetëvlerësimi ndaj vetes dhe imazhit të tij. Po flasim për ata që lakmojnë të gjejnë dikë që përforcon dhe ushqen të gjitha zbrazëtitë e tyre, për ata që kërkojnë një shok shpirti që bëhet gjysma e tij, në fund të fundit, viktima të snajperëve të emocioneve. Në polin e kundërt gjejmë ata që nuk kanë nevojë për asgjë, që ecin në rrugën e tyre duke u ndierë të plotë, të sigurt, të gatshëm për të shijuar jetën e përditshme.

Për këta njerëz dashuria nuk kërkohet, ajo është gjetur, dhe kur të arrijë, jetojnë me gëzim dhe në një mënyrë mature. Reflektim mbi faktin se ne të gjithë nuk dashurohemi në të njëjtën mënyrë “U dashurova me trupin e tij”, “Fjalët e tij arritën në zemrën time”… Ka dashuri që nisin direkt nga sytë, vetëm për të zbuluar se një person i jashtëzakonshëm fshihet pas asaj fytyre. Në raste të tjera, të biesh në dashuri vjen pas ditësh bisedash së bashku, ballë për ballë ose pas ekranit të një telefoni, duke ndërtuar një bashkëveprim që përfundimisht të çon në dashuri të fortë.

Siç e shohim, ka forma dhe mekanizma të pafund, që shkaktojnë rënien në dashuri. Dhe kur e kuptojmë se kemi rënë brenda, jemi sulmuar nga emocionet dhe frika në pjesë të barabarta, kujtojmë se pjesa më e rëndësishme vjen më vonë. Nuk ka rëndësi nëse jemi goditur nga pamja apo pasionet e objektit të dëshirës sonë. Secili nga ne e kalon pragun e dashurisë në mënyrën e vet.

Faza vendimtare vjen më vonë, kur tashmë jetojmë në zemrën e personit tjetër. Ky do të jetë momenti kur gjithçka do të marrë kuptim dhe në të cilin do të vendosemi vërtetë në provë, duke treguar guxim, përkushtim dhe përgjegjësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat