Faktorët kryesor që shkaktojnë depresionin

Life style

Faktorët kryesor që shkaktojnë depresionin

Më: 10 prill 2021 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Nëse jeta zhvillohet si një garë, shumë lehtë mund të thuhet se korsitë e mesme janë zëvendësuar me ato të vrapit.

Ritmi i jetës është i përshpejtuar, pothuajse i pamëshirshëm dhe ndikon jo vetëm në shëndetin tonë fizik, por edhe mendor.

Në një botë ku gjithçka është e pasigurt, ku edhe rezultatet më të mira duhet të jenë më të mira, proceset më të organizuara dhe detyrimet private dhe të biznesit të përfunduara më shpejt, ne në mënyrë të pashmangshme hasim stres, i cili është shkas për lloje të ndryshme të sëmundjeve.

Një nga çrregullimet mendore gjithnjë e më të zakonshme të shkaktuara, ndër të tjera, nga stresi kronik vjen edhe depresioni, i cili mund të ndikojë në të gjitha aspektet e jetës së një individi, duke e bërë ajo jointeresant dhe jofunksional.

Depresioni është më shumë se një gjendje shpirtërore e keqe, ose trishtimi që ka ndikim të madh në jetën tonë, dhe është kjo arsyeja se pse është e nevojshme ta trajtojmë atë si problem serioz.

Për komunitetin është shumë e rëndësishme që të pranohen njerëzit me depresion.

Hapi i parë që mund t’ju vijë në ndihmë është mbështetja ndaj tyre. Ata nuk duhet të sigurohen se depresioni do të zhduket vetvetiu, por tregoju atyre se, nëse flasin për këtë, ata janë të fortë dhe jo të dobët. Po aq e rëndësishme është ngritja e vetëdijes për depresionin, edukimi për parandalimin dhe shkaktarët e këtij çrregullimi dhe krijimi i një rrjeti mbështetës.

Për të kapërcyer depresionin, pra, sprinti modern i jetës duhet të marrë një ritëm më të qetë, me më pak stres, dhe në të njëjtën kohë të bëhet një stafetë gjatë së cilës do të jemi gjithmonë atje për të mbajtur “një pjesë të mundimit” të atyre që luftojnë me këmbëngulje depresioni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat