Masazh, terapia e verës

Life style

Masazh, terapia e verës

Më: 16 prill 2021 Në ora: 20:33
Foto ilustrim

Prej shumë kohësh, enologjia po bën tendencë.

Jo vetëm për adhuruesit e verës, por edhe për ata që dëshirojnë të rifreskohen me trajtime bukurie e mirëqenieje. Vetitë e dobishme dhe të shijshme vijnë nga rrushi dhe mushti, të cilët nuk përdoren pra, vetëm në tavolinë.Terapia e verës rinon lëkurën, përmirëson tonin e saj dhe e hidraton atë. Ajo zhvillon një veprim jetëdhënës edhe për muskujt dhe është një antioksidues i shkëlqyer për celulitin. Ja pse vera dhe rrushi janë një eliksir bukurie, që japin freski, ton dhe gjallëri, duke luftuar plakjen e lëkurës dhe duke kënaqur trupin dhe shpirtin.

Banjo në mushtin e Lambrusco Gasparossa-s

Në qendrën e ujërave termale të Salvarola-s në kodrat e Modena-s, Itali, propozojnë një banjo në fuçinë plot me musht vere. Rrushi është ai i Lambrusco Gasparossa-s, i gjallë dhe plot jetë, aroma prej lulesh dhuron mirëqenie dehëse për trupin, ndjenjat dhe mendjen.

Maska dhe masazhe me qumësht rrushi

Mugello (IT), tokë përkëdheljesh me trajtime me verë. SPA Country & Resort propozon pastrim lëkure me produkte me esencë rrushi dhe maska me krem rrushi, për një lëkurë të lëmuar e të shkëlqyer.
Ndërsa për trupin mund të provohet pastrimi Sauvignon dhe masazhi me qumësht rrushi. Ky trajtim pastron deri ne thellësi lëkurën, duke i dhuruar asaj një aspekt të rinuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat