Sauna

Life style

Sauna

Më: 16 prill 2021 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

Një zakon finlandez që prej 2000 vjetësh, sauna është një traditë shoqërore dhe familjare në vendin e liqeneve të akullzuara dhe pyjeve blu.

Sauna ushtrohet rregullisht dhe është shumë e dobishme për ata që e ushtrojnë: qetëson nervat, ndihmon për të larguar stresin dhe eliminon tendosjet muskulare. Si një faktor relaksi, sauna heq lodhjen dhe rikthen gëzimin e jetës dhe tonusin falë veprimit të saj qetësues. Të mirat e saunës për zëmrën janë bërë objekt studimi për shumë shkenctarë nga të cilat ka rezultuar se sauna ka ndikim pozitiv për qarkullimin e gjakut dhe lëkurën.

Verifikoni aftësinë tuaj për të duruar nxehtësinë
Megjithëse vlerësohet për stimulimin e qarkullimit të gjakut, eliminimin e toksinave dhe zhdërvjelltësimin e muskujve, është e nevojshme të verifikoni tek mjeku aftësinë tuaj për të duruar nxehtësinë e thatë të saunës përpara se ta ushtroni. Vazodilatacioni i enëve të gjakut që shkaktohet nga nxehtësia krijon shpejtimin e rrahjeve të zëmrës dhe paraqet rrezik për personat që vuajnë nga sëmundje kardio-vaskulare. Nëse sauna është një mjet shumë i efektshëm qetësimi, ajo ka disa kundër-indikacione në rast problemesh të qarkullimit të gjakut. Sauna është armiku i kapilareve të vogla nën lëkurë të gjymtyrëve të poshtme dhe variçeve. Sauna nuk këshillohet gjithashtu as për astmatikët dhe për personat që kanë probleme me frymëmarrjen sepse ajo shkakton një shpejtim të frymëmarrjes dhe mund të krijojë ndjesinë e marrjes së frymës.

Pas një dushi të ngrohtë çlodhës, hyni në një banjo avujsh
Përpara se të hyni në sauna, filloni me një dush shumë të ngrohtë që do t’ju ngrohë dhe do t’ju qetësojë. Pastaj thahuni mirë përpara se të hyni në kabinë. Sauna bëhet pa rroba, me një peshqir përreth brezit si masë higjiene.
Mosmbajtja e rrobave bën të mundur të ketë një avullim më të mirë të djersës. Hiqni bizhutë dhe syzat tuaja që mund të rrezikojnë t’ju djegin dhe sidomos mos mbani libra leximi, sepse avujt e bojës mund të jenë toksike në një temperaturë të tillë. Në rast se lyeni flokët, sigurohuni tek parukjerja për rezistencën e bojës. Disa bojra flokësh nuk rezistojnë në sauna.

Sauna është para së gjithash një moment qetësie. Pëfitoni nga ky moment për t’u relaksuar. Kalimi i parë në kabinë vazhdon rreth 12 minuta. Nxehtësia e ngjeshur e saunës mund të duket pak e padurueshme në seancat e para. Për t’u mësuar me të, është mirë të qëndroni në bankën e poshtme, sepse shkalla e sipërme e kabinës është më e nxehtë. Mos u habisni për reagimin e metabolizmit tuaj gjatë qëndrimit tuaj në kabinë: frymëmarrja juaj bëhet më e thellë, qarkullimi i gjakut bëhet më i shpejtë dhe hap enët e gjakut.

Për të bërë të mundur që organizmi të ruajë temperaturën 37°C, truri krijon një reagim fiziologjik ndaj nxehtësisë që quhet termolizë. Kjo e fundit vepron si një termostat dhe e rregullon temperaturën e trupit për të ruajtur një nxehtësi konstante të pranueshme. Gjëndrat e djersitjes fillojnë të sekretojnë ujë dhe humbja e ujit mund të arrijë në një litër në orë, ndërsa temperatura e trupit mund të rritet deri në 40 gradë. Duhet të pini shumë ujë në momentet midis hyrjeve në kabinë për të kompensuar humbjen e ujit.

Sapo fillon rrjedhja e djersës në lëkurë, ju mund të dilni. Në rast se trupi juaj nuk djersit, mos insistoni, dilni dhe filloni përsëri. Pas seancës së parë të nxehtësisë, bëni përsëri dush, kësaj here me ujë të freskët ose të ftohtë nëse mundeni: zakonisht është mirë të futeni në ujë të ftohtë në mënyrë që të futet gjithë trupi.

Rituali i pushimit
Pasi keni marrë forcë nga ky moment freskimi, thahuni dhe shtrihuni, me këmbët pak të ngritura, në një shtrat të posaçëm. Qëndroni të mbuluar mirë për 15 minuta. Vetëm pas këtij momenti qetësimi mund të bëni një dush me ujë të ngrohtë e të thaheni përpara se të hyni përsëri në sauna ku do të qëndroni 15 minuta. Bëheni për herë të fundit ritualin dush me ujë të freskët, tharje, pushim, dush me ujë të ngrohtë, tharje, sauna...
Këshillohen gjithsej 3 hyrje në kabinë. Qëndrimi i fundit do të jetë më i gjatë, rreth 20 minuta pas dushit të fundit. Mund të përdorni doreza të posaçme për të eliminuar lëkurat e vdekura që i heq nxehtësia pastaj ta lyeni lëkurën me vajra esenciale tonifikuese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat