Dermatologët ndajnë këshillat më të këqija që kanë dëgjuar ndonjëherë për kujdesin e lëkurës, ja çfarë duhet të keni parasysh

Life style

Dermatologët ndajnë këshillat më të këqija që kanë dëgjuar ndonjëherë për kujdesin e lëkurës, ja çfarë duhet të keni parasysh

Më: 17 prill 2021 Në ora: 14:14
Ilustrim

Lëkura është organi më i madh në trup, dhe kujdesi për të është çelësi për të mbajtur trupin të shëndetshëm. Por disa mite për kujdesin e lëkurës nuk janë vetëm të padobishme, por mund të dëmtojnë vërtet shëndetin dhe pamjen tuaj.

“Bright Side” sjell shtatë këshillat më të këqija për kujdesin e lëkurës.

“Ushtrimet speciale do të heqin rrudhat e mia të imta.”

Një “stërvitje” e fytyrës mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë. Lëkura jonë është elastike, dhe duke lëvizur muskujt, lëkura tërhiqet. Shumë nga rrudhat e vogla vijnë nga aktiviteti i tepërt i muskujve.

“Pasta e dhëmbëve do të më thajë puçrrën.”

Megjithëse mentja në pastën e dhëmbëve ka një efekt ftohës dhe mund të zvogëlojë përkohësisht ënjtjen, aplikimi i tij në fytyrën tuaj mund ta irritojë  lëkurën. Pasta e dhëmbëve është formuluar për dhëmbët tuaj dhe ka një nivel bazë pehazhi. Lëkura ka një pehazh natyror, dhe prishja e saj mund të çojë në skuqje dhe djegie.

“Ngjyra që marrim nga dielli pastron aknet.”

Kjo mund të mbulojë përkohësisht skuqjen e puçrrave, por dielli than lëkurën dhe si përgjigje, ajo prodhon më shumë vaj, gjë që mund të shkaktojë më shumë puçrra.

“Unë mund të përdor vaj kokosi në vend të kremit hidratues.”

Vaji i kokosit ka shumë përfitime shëndetësore dhe mund të ndihmojë në luftimin e njollave, por nëse keni lëkurë të yndyrshme mund të shkaktojë edhe më shumë puçrra. Vaji i kokosit është komedogjen, që do të thotë se bllokon poret. Mund të rezultojë në inflamacion të lëkurës dhe të shkaktojë puçrra.

“Lëkura ime është aq e yndyrshme, sa duhet ta laj më shumë.”

Pastrimi i tepërt i fytyrës mund të jetë po aq i dëmshëm sa të mos e bëni fare. Shtresa e jashtme e lëkurës suaj përmban yndyrna që e mbrojnë atë nga mjedisi, dhe prishja e këtij ekuilibri mund të rezultojë në inflamacion.

“Nuk kam nevojë për krem ​​kundër diellit nëse punoj në zyrë tërë ditën.”

Edhe nëse pjesën më të madhe të kohës e kaloni në ambiente të mbyllura, përsëri duhet të mbroni lëkurën tuaj nga dëmtimi i diellit. Xhami i dritares bllokon vetëm disa rreze ultra vjollcë , por nuk mund t’i bllokojë të gjithë në mënyrë të barabartë. Ekspozimi ndaj rrezeve mund të shkaktojë rrudha, njolla dielli dhe kancer të lëkurës, dhe vendosja e kremit kundër diellit është një hap thelbësor në mbrojtjen e lëkurës tuaj.

“Shtrydhja e një puçrre do ta ndihmojë atë të zhduket më shpejt.”

Shtrydhja e puçrrave në mënyrë të rastësishme mund të shkaktojë infeksion. Nëse jeni duke e bërë këtë gjë në shtëpi, ju mund të shtyni disa nga përmbajtjet brenda puçrrës më thellë në lëkurë, gjë që mund të çojë në puçrra më të dukshme dhe të dhimbshme. Për të hequr qafe një puçërr, është më mirë të vizitoni një profesionist të shëndetit të lëkurës për të marrë një trajtim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat