Pse të mërzitet lidhja, bazuar në shenjën e horoskopit!

Life style

Pse të mërzitet lidhja, bazuar në shenjën e horoskopit!

Më: 17 prill 2021 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Dashi

Një Dash është i prirur të mërzitet në një marrëdhënie sepse ka tendencën të përfshihet tek to shumë shpejt. Të drejtuar nga Marsi, planeti i shoqëruar me pasion dhe pak agresivitet, njerëzit e kësaj shenje jetojnë për ndjekjen e romancës. Nëse dikush iu pëlqen, ata s’duan t’ia dinë se sa afatgjatë duket marrëdhënia apo se çfarë problemesh ka përreth. Sapo ndjesia e emocioneve të mëdha zbehet, mund të ndodhë që të mërziten shpejt, sidomos nëse partneri nuk ka të njëjtin shpirt spontan dhe aventuresk si ata.

Demi

Kur njerëzit e shenjës së Demit janë në një lidhje, ata i japin të gjitha. Ka dy arsye kryesore pse një Demi mund t’i mërzitet lidhja: ose ai ndihet i pavlerësuar për gjithçka bën, ose partneri i tyre është pak i vështirë për t’u besuar. Demit i pëlqen siguria në një lidhje (kujt s’i pëlqen), prandaj nëse shohin se partneri nuk bën çfarë thotë apo “predikon”, ky është një minus i madh në sytë e Demit.

Binjakët

Binjakët janë një shenjë ajri që drejtohet nga kureshtja. Shumë marrëdhënie të Binjakëve përfundojnë thjesht se “filloi t’iu mërzitej lidhja”. Ata duan një partner që i sfidon intelektualisht, teksa përpiqet të eksplorojë në thellësitë e tyre më të mëdha. Përndryshe, mund të vetëkënaqen dhe të kërkojnë për diçka tjetër që mund të kapë kuriozitetin e tyre.

Gaforrja

Gaforrja nuk heq dorë lehtë nga marrëdhëniet. Kur kjo shenjë e kujdesshme e jep gjithë zemrën e saj, sigurohet të jetë e bindur për këtë. Megjithatë, është e mundur që edhe një Gaforreje t’i mërzitet lidhja. Ajo është një shenjë e bazuar shumë në emocione, prandaj nëse ka diçka që nuk shkon në këtë aspekt, për shembull: mosbesimi, një Gaforre as nuk do të përpiqet të të justifikojë.

Luani

Luani lulëzon kur është i dashuruar. Njerëzit e kësaj shenje kanë nevojë që shpesh partneri t’u tregojë edhe me fjalë se i admiron. Nëse nuk po merr këtë lloj vëmendjeje, një Luan do e pyesë veten: “Pse të jem në këtë lidhje?!” Luanët e marrin seriozisht angazhimin në një romancë, por ata kanë edhe forcën për t’u larguar nëse shohin se diçka nuk shkon.

Virgjëresha

Virgjëresha ka një reputacion për të qenë shumë kritike, por gjithçka vjen nga ideja që ka se “njerëzit duhet të përpiqen të jenë versioni më i mirë i vetvetes, gjithmonë”. Prandaj, edhe nëse e dinë se partneri i tyre s’është perfekt, ato duan ta shohin duke u përpjekur. Të qëndruarit në një vend si në aspektin e marrëdhënies, si në aspektin profesional etj, mund ta bezdisë pak Virgjëreshën.

Peshorja

Njerëzit e shenjës së Peshores kanë të bëjnë me ekuilibrin dhe harmoninë. Ata duan një partner që do të jetë po aq privat sa ata. Nëse e gjejnë veten në një marrëdhënie me shumë dramë dhe konflikt, lodhen shpejt nga të gjitha dhe kërkojnë daljen më të afërt.

Akrepi

Ndryshe nga Peshorja, Akrepi ka nevojë për dramë dhe dinamizëm në marrëdhëniet e tyre për t’i mbajtur gjërat interesante. Nëse partneri është shumë i ftohtë apo pasiv në lidhje me ta, Akrepi ka të ngjarë ta interpretojë këtë si mungesë interesi dhe përfshirjeje në një lidhje. A i vini faj?

Shigjetari

Ky është shpirti i lirë i horoskopit që drejtohet nga dëshira për të përjetuar dhe mësuar gjëra të reja. Njerëzit e kësaj shenje duan që zgjerojnë botëkuptimin e tyre dhe janë duke mësuar diçka të re çdo ditë. Thuhet se kanë tendencën t’i shmangin sa më gjatë të munden bisedat për një “lidhje serioze”. Ajo që i frikëson më shumë është ngecja në diçka monotone, të mërzitshme dhe pa ritëm.

Bricjapi

Bricjapi krenohet shumë me ambicien e tij. Njerëzit e kësaj shenje janë të fiksuar pas punës, por e bëjnë këtë me pasion. Prandaj, duan një partner që t’i mbështesë në gjithë projektet dhe idetë që kanë. Një partner pa ambicie, statik – s’bën për Bricjapin.

Ujori     

Ujorët mund të mos jenë shenja emocionale në marrëdhëniet e tyre, por ato duan një lidhje që do t’i sjellë edhe këto emocione me kalimin e kohës. Duan një partner që i sfidon ata në një nivel intelektual, me të cilin mund të flasin edhe për temat më të çuditshme. Pavarësisht se sa i tërhequr fizikisht nga dikush mund të jetë një Ujor, nëse ata nuk mund të lidhen me partnerin e tyre në një nivel zgjuarsie, do të mërziten shpejt.

Peshqit

Peshqit janë ëndërrimtarët e zodiakut. Ata duan magji dhe romancë në marrëdhëniet e tyre dhe, si të tillë, mund të përpiqen t'i detyrojnë marrëdhëniet t'i përshtaten idealit të tyre, që ndonjëhërë s’është dhe aq realist. Megjithatë, ç’të keqe ka të kërkosh për diçka që duket sikur s’i përket kësaj bote? Peshqit duan dikë që iu ndez fantazinë, dikë me të cilin shkëndijat duken në ajër.

"Të mërziteni" në marrëdhënien tuaj nuk është e pazakontë dhe nuk është një tregues i “vdekjes” së lidhjes suaj. Është thjesht një shenjë se duhet të filloni të punoni me njëri-tjetrin për t’i bërë gjërat më dinamike. Në fund të fundit, thjesht mos harroni t’u besoni instikteve tuaja, ato rrallë gabojnë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat