Si të përdori ujin e orizit për flokë të shëndetshme

Life style

Si të përdori ujin e orizit për flokë të shëndetshme

Më: 19 prill 2021 Në ora: 15:54
Foto Ilustrim

Një nga produktet natyrale më të hershme të bukurisë është uji i orizit. Dhe ka një arsye shkencor pse uji o orizit u jep kaq vitalitet flokëve. E gjitha kjo falë përbërësit të tij të mrekullueshëm të quajtur inositol.

Inositoli është një përbërje që mund të depërtojë thellë në gjëndrat e flokëve, duke i riparuar dhe mbrojtur nga dëmet e ndryshme. Ai ndihmon në rritjen e flokëve, përmirësimin e strukturës së tyre, duke i forcuar dhe duke i bërë më të trashë e të plotë.

Si ta bëni ujin e orizit në shtëpi?

Procesi i bërjes së ujit me oriz vetë në shtëpi është shumë i lehtë. Do t’ju duhet vetëm një filxhan oriz, një filxhan ujë dhe një enë plastike. Pastroni orizin nga çdo papastërti dhe vendoseni në një tas me ujë. Lëreni derisa të formojë një shtresë si re, pastaj kullojeni dhe mbajeni në një shishe për 12-24 orë në temperaturë dhome në mënyrë që të bëjë fermentimin. Ruajeni në frigorifer deri në dy javë, informon abcnews.al.

Si ta përdorni orizin?

Përgatitjen mund ta transferoni në një shishe spërkatëse dhe ta aplikoni pas tharjes së flokëve. Filloni me skalpin dhe vazhdoni deri në skajet e flokëve, duke e lënë për 15 minuta. Më pas shpëlajeni kokën mirë. Këtë mund ta përsërisni një herë në ditë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat