Pse është e pamundur të kemi sy të zi?

Life style

Pse është e pamundur të kemi sy të zi?

Më: 30 prill 2021 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Gjenet tona thjesht nuk e lejojnë atë.

Ngjyra e syve vazhdon të ndryshojë derisa mbushim 3 vjeç. Sidoqoftë, është e pamundur që sytë e njeriut të jenë në ngjyrë të zezë.

Sytë tanë thjesht duken të zinj për shkak të ndriçimit, për shkak të pasqyrimit të rrobave që kemi veshur, ose përdorimit të lenteve me ngjyra.

“Bright Side” zbulon arsyen pse njerëzit nuk mund të kenë sy të zinj.

Gjenet tona thjesht nuk e lejojnë atë.

Ka rreth 16 gjene të ndryshme që janë përgjegjës për ngjyrën e syve tanë. 2 prej këtyre gjeneve janë faktorët kryesorë, gjenet HERC2 dhe OCA2. Këto gjene saktësojnë ngjyrën e syve përmes sasisë së melaninës të pranishme në iriset tona. Ngjyra më e errët e mundshme është kafe shumë e errët, por jo e zezë.

Ndoshta do të përfundonim duke qarë gjithë kohën.

Objektet që janë të zinj thithin më shumë dritë në mënyrë që të duken vërtet të zinj. Drita dhe energjia e tepërt që thith shndërrohen në energji të nxehtësisë. Kjo mund të nënkuptojë se nëse gjenet tona do të na mundësonin sy të zinj, atëherë do të duhet të qanim gjithë kohën që ë reduktonim nxehtësinë.

Sytë nuk do të ishin të sigurt nga drita e dëmshme.

Ne gjithashtu do ta kishim të vështirë të dilnim në mes të ditës nëse do të kishim sy të zinj. Drita e diellit përmban rreze ultraviolet dhe objektet e zeza priren të thithin më shumë dritë ultraviolet sesa ngjyrat e tjera.

Ekspozimi i zgjatur në dritën ultraviolet mund të përkeqësojë shëndetin e syve dhe të shkaktojë probleme, si kataraktet ose kanceri i lëkurës. Falë përbërjes sonë gjenetike, melanina që siguron ngjyrën në iriset tona na mbron nga drita ultraviolet.

Studimet tregojnë se melanina mund të asgjësojë mbi 99.9% të rrezatimit ultraviolet, duke i mbrojtur sytë nga dëmtimet për shkak të ekspozimit në diell.

Ngjyra më e rrallë natyrale e syve

Ngjyra më e rrallë natyrale e syve është në të vërtetë jeshile. Ka vetëm rreth 2% të të gjithë popullsisë së botës që kanë sy në këtë ngjyrë. Ekzistojnë gjithashtu disa raste të rralla ku njerëzit kanë sy të kuq ose lejla për shkak të albinizmit okular, dhe të tjerët kanë iris me ngjyra të ndryshme për secilin sy për shkak të heterokromisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat