Dua Lipa mahnit me fustanin elegant prej dantelle

Bota e Yjeve

Dua Lipa mahnit me fustanin elegant prej dantelle

Nga: Bota sot Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 18:56
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke publikuar në Instagram disa fotografi ku shfaqet me veshje elegante dhe provokuese.

Të premten, ajo ndau fotografi të veshur me një fustan midi ngjyrë bordo, të punuar me dantellë, nga koleksioni vjeshtë 2026 i stilistit Ludovic de Saint Sernin. Vlera e fustanit raportohet të jetë 1.500 funte, apo rreth 1.942 dollarë.

Në një tjetër fotografi, Dua shfaqet me një korse në ngjyrë të verdhë të zbehtë nga marka Fancì Club, gjatë një mbrëmjeje të kaluar me miqtë e saj.

Këngëtarja publikoi gjithashtu një fotografi nga studioja e incizimit, pas publikimit të një kolone zanore për videolojën “Grand Theft Auto VI” (GTA 6), në të cilën përfshihen edhe emra të njohur të muzikës, si Lana Del Rey dhe Cardi B.

Image
Dua Lipa

Ndërkohë, GTA VI u bë e disponueshme për përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar në mesnatë, duke përmbyllur pritjen 13-vjeçare që nga publikimi i pjesës së mëparshme të videolojës.

Publikimi i saj ka ngjallur interes të madh te fansat, ndërsa disa prej tyre në Britani kanë marrë ditë pushimi nga puna për të luajtur lojën, e cila njihet për përmbajtjen me skena vrasjesh, përdorim droge dhe dhunë ndaj grave.

Image
Dua Lipa
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat