5 këshilla praktike për njerëzit që shqetësohen shumë dhe shpesh, edhe për gjëra të vogla!

Life style

5 këshilla praktike për njerëzit që shqetësohen shumë dhe shpesh, edhe për gjëra të vogla!

Më: 7 maj 2021 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Shumë njerëz do dëshironin të shqetësoheshin më pak, por ndonjëherë ndjejnë se thjesht nuk munden. Këshillat e mëposhtme do t'ju ndihmojnë pikërisht për këtë.

1. Taktika "Njerëzit po vdesin nga uria"

Po, është klishe por, duke i kujtuar vetes të mirat në jetën tënde mund ta tërheqësh vëmendjen nga shqetësimet dhe ndoshta kështu do të kuptosh që gota jote nuk është e gjitha bosh; mbase është edhe më shumë se gjysmë e plotë.

Për shembull, le të themi se jeni të shqetësuar për humbjen e punës. Sigurisht, bëni ç'të mundeni që ta merrni mbrapsht, por asgjë nuk shkon. Sidoqoftë, po sikur të jeni përsëri mirënjohës? Mirënjohës sepse tani do të keni mundësi të kërkoni diçka tjetër, ndoshta edhe më të mirë, mirënjohës që ruani ende një marrëdhënie të mirë me partnerin, prindërit, fëmijët etj? Apo për faktin se gëzoni shëndet të plotë dhe mund të bëni 1001 punë të tjera? Përpara se të shqetësoheni se diçka nuk shkoi si deshët ju, kuptoni se ka shumë arsye të tjera pse duhet të jeni mirënjohës. 

2. Taktika e zbërthimit

Lëre të shkojë. Mendojeni shqetësimin si një barrë e rëndë, që nuk e mbani dot mend dhe kuptoni se ndonjëherë ju s'keni në dorë asgjë. Hiqini peshën nga vetja, kjo do t'ju ndihmojë të ndiheni të lirë.

3. Ndalim mendimesh

Kjo taktikë funksionon kështu: Sapo të hyjë një shqetësim për të cilin nuk mund të bëni asgjë, thoni vetes të ndalojë dhe shpërqendrojeni veten drejt diçkaje konstruktive ose të pëlqyeshme.

4. Bëhuni shumë të zënë për t'u shqetësuar

Provoni ta zini veten me punë. Kur të jeni shumë të zënë, do të shihni se as nuk do t'ju dalë koha të shqetësoheni.

5. Eksploroni [?]

Disa psikologë argumentojnë se taktikat e sjelljes të lartpërmendura mund të ndihmojnë, por ndonjëherë është mirë të përpiqemi të zbulojmë shkaqet fillestare, një traumë e hershme apo diçka tjetër. Kjo ka të bërë me "kërkimin deri në rrënjë të vetes", për të zbuluar shkakun e vërtetë të ankthit dhe shqetësimit tuaj. Sigurisht, psikologu dhe terapia ndihmojnë, por mbi të gjitha është një punë që ju e bëni me veten tuaj!

Si zakonisht, nuk ka pilula magjike, por këto "pilula" pa efekt anësor mund vlen t'i provoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat