Leksionet e Coco Chanel që çdo vajzë duhet t’i var në mur

Life style

Leksionet e Coco Chanel që çdo vajzë duhet t’i var në mur

Më: 8 maj 2021 Në ora: 09:10
Coco Chanel

Coco Chanel ishte revolucioni që ju desh botës së modës dhe me krijimet e saj ajo fliste e jepte mesazhe që për kohën ishte avant-garde, por tani janë të kohës dhe zënë vend lirshëm gjithëkund. Pas 100 vitesh, hedhim prap sytë tek stilistja që i dha tjetër formë feminilitetit përmes mbretërisë së saj të modës. Njëkohësisht na mësoi disa leksione jete. Coco Chanel ishte artiste, rebele dhe mbi të gjitha një biznesmene shumë e aftë. Ajo nuk i lejoi asnjëherë të tjerët ta definonin nga e shkuara e vështirë, por e jetoi jetën siç deshi.

Ka disa leksione jete dhe profesionale që Coco Chanel i ka lënë pas bashkë me trashëgiminë e stilit e revolucionit të modës që ka bërë.

Nëse besoni në një projekt, mendoni dhe veproni

Coco Chanel ju tha vajzave që punonin për të që të spërkasnin me parfumin Chanel No.5, atelien e saj. Kur klientët filluan të interesohen, ajo filloi të shpërndante shishe të vogla për t’u marrë në shtëpi. Pasi u sigurua se kishte kërkesë për produktin, Chanel e lançoi parfumin.

Ju mund të keni jetën që dëshironi

Coco Chanel doli nga asgjëja dhe ndërtoi një perandori mode. Në moshën 12 vjeçare, nëna e saj ndërroi jetë tragjikisht dhe babai, një shitës ambulant, e dërgoi në një jetimore të drejtuar nga murgesha. Ajo u rrit aty dhe mësoi të qepte, një aftësi që do e çonte në punën e jetës së saj. Historia e saj na sjell ndërmend proverbin e vjetër: Kurrë mos e lini të kaluarën tuaj të përcaktojë të ardhmen.

Mos i lejoni të tjerët t’ju tregojnë çfarë është e mundur

“Suksesi shpesh arrihet nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.” Coco Chanel ia doli sepse nuk lejoi që dyshimi i të tjerëve t’i ndikonte.

Duhet të dish kur të ndalosh

Coco punonte shumë për të arritur qëllimin e saj, por dinte edhe kur të ndalonte. Pasi sakrifikoi martesën për karrierën, nxorri një mësim të mirë, të cilën e ktheu në këshillë për më të rejat. Këshilla e saj për vajzat në karrierë ishte: “Mos e humbni kohën duke goditur në mur, duke shpresuar se do të bëhet një derë”.

Suksesi dhe besimi qëndrojnë dorë për dore

Një nga citimet më të njohura të Chanel është se një vajzë duhet të jetë dy gjëra: kush dhe çfarë dëshiron. E gjithë biografia e saj është e mbushur me citate të ngjashme që vënë theksin tek vetbesimi. Duke pasur parasysh prejardhjen e saj, Chanel mund të ishte e ndrojtur dhe e pasigurt, por ajo mbetet një fener që i kujton gratë në të gjithë botën jo vetëm për detajet elegante të modës, por edhe që ato kanë aftësinë për të krijuar rrugën e tyre, pavarësisht rrethanave.

Jini jashtë mode: Ndërmerrni rreziqe

Është e paimagjinueshme që shprehjet “jashtë mode” dhe “Coco Chanel” të përdoren në të njëjtën fjali, por veshja e parë e Coco-s më e shitura, ishte gjithçka tjetër veç modës. Edhe pse fillimisht ajo e nisi me dëshirën për të shitur kapele në dyqanin e saj në Paris, veshja e saj e parë e suksesshme ishte një fustan i stiluar me një thurje të vjetër në kontrast të plotë me pamjen e ngurtë të korseve në modë asokohe. Alternativa që i jepte rehati grave krijuar nga Chanel u bë shumë e famshme tek klientet, duke i bërë korsetë të duken jopraktike.

Mosha nuk është asgjë më shumë se një numër

Gjatë pushtimit gjerman të Francës, Chanel u lidh me një oficer gjerman. Shumë e panë këtë marrëdhënie si një tradhti ndaj vendit të saj dhe nxitën protesta publike pas luftës, duke ndikuar shumë në markën e njohur. Kështu Chanel u zhvendos në Zvicër, por u kthye triumfuese në botën e modës në moshën 70 vjeç. Pavarësisht kritikave, Chanel ka mbetur dhe është ende një emër i suksesshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat