Nuk kam nevojë për një burrë që të më blejë lule

Life style

Nuk kam nevojë për një burrë që të më blejë lule

Më: 10 maj 2021 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Nuk kam nevojë për një burrë që të më blejë lule. Nuk kam nevojë për një njeri që më pëshpërit fjalë të ëmbla dhe më çon në plazh çdo të dielë. Nuk kam nevojë për fraza romantike apo këngë të buta.

Nuk dua pseudonime të turpshme ose fjalë dashurie që gjenden në çokollata…

Dua një bashkëpunëtor.

Dua që dikush të më marrë me vete për ta bërë udhëtimin më pak të lodhshëm. Dua që dikush të më flasë për mendimet e tij, kur mendja nuk ia del të durojë të gjithë peshën.

Dua dikë që të ketë nevojë për përqafimin tim, ku të mund të mbështetet. Dua dikë që të ketë akoma njëmijë mundësi zgjedhjeje, por të më kërkojë vetëm mua. Jo sepse unë jam më e mira. Jo. Por sepse jam e vetmja, unike, që ka parë në thellësi të syve të tij, dhe ka dashuruar gjithçka që ka parë tek unë.

Paola Delton, tek ty kam gjetur gjithë këtë… kjo është pse-ja. Ti më kërkon gjithmonë pse-në… teksa buzëqesh më pyet gjithmonë se pse të shoh kështu… më pyet se çfarë ke speciale…

Kjo është pse-ja… ti më bën të ndihem mirë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat