Përse vajzat shkojnë bashkë në tualet?

Life style

Përse vajzat shkojnë bashkë në tualet?

Më: 19 maj 2021 Në ora: 08:23
Ilustrim

Nëse ndonjëherë ju ka rënë të shihni shumë njerëz para tualeteve të femrave, me siguri keni pasur kureshtje të dini përse përnjëherë aq shumë femra duhet patjetër të gjenden para dyerve të tualeteve, çfarë bëjnë ato aty brenda dhe përse duhet t’i prisni gjatë që t’ju bashkohen në tavolinën tuaj.

Shkuarja në tualet është pikërisht një mini-festë femërore. Ndodh që njëra nga vajzat vërtet të ketë nevojë të “vizitojë” tualetin.

Shoqja e saj vendos ta shoqërojë, thjesht sa për të shëtitur pak, për të parë në mos është ndonjë mike e vjetër, ndërkaq e shfrytëzon rastin edhe të përmirësojë grimin e vet, “të qëndrojë para derës, që të mos hyjë dikush brenda”.

Kur të shkojnë në ndonjë klub apo restorant të ri, më parë e lokalizojnë se ku është tualeti.

Mbi lavaman, zakonisht gjendet pasqyra, ku është rasti më i mirë që të rregullojnë buzëkuqin e fshirë, lapsin e fshirë, të spërkaten edhe pak me parfum, të përmirësojnë krehjen…

Natyrisht shoqet shfrytëzojnë rastin, që njëra-tjetrës t’i tregojnë se është çdo gjë në rregull. Por i japin këshilla se si ajo tjetra të duket edhe më mirë.

Ndërsa i bëjnë këto gjëra, patjetër tregojnë edhe ndonjë thashetheme për ekipin me të cilin janë, për vuajtjet dashurore, por edhe për planet se ku të shkohet më tutje. Jo rrallë mund të ndodhë të takojnë ndonjë të njohur, ish-kolege apo ish-mike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat