Si të flini mirë që të zgjoheni plot energji

Life style

Si të flini mirë që të zgjoheni plot energji

Më: 27 maj 2021 Në ora: 07:52
Foto ilustrim

Një nga mënyrat më efektive për të fjetur më shumë është të qëndroni larg ekraneve, monitorëve dhe çdo forme teknologjie kur filloni të relaksoheni para gjumit. Kur bini në gjumë me tingujt e serialit që shihni në netflix dhe me dritën blu që godet fytyrën tuaj, ju ndikoni në prodhimin e melatoninës, “hormonit të gjumit” të trupit dhe zvogëloni orët e pushimit. Studimet kanë treguar se ata që janë të ekspozuar ndaj kësaj drite blu zgjohen më të vështirë dhe të lodhur se të tjerët.

Ulni konsumin e kafeinës

Edhe nëse pini kafenë e fundit të ditës mjaft herët pasdite, ekziston rreziku që të ndikoni në ciklin tuaj të gjumit. Hulumtimet tregojnë se konsumimi i kafeinës edhe 6 orë para gjumit mund të ketë një ndikim negativ. Ekspertët rekomandojnë të pini kafenë e fundit të ditës deri në 4 të pasdites dhe të kufizoheni në 2-3 në ditë, përfshirë pijet freskuese që përmbajnë kafeinë, informon albeu.com.

Bëni shtriqje para gjumit

Me disa shtriqje të buta do t’i sinjalizoni trupit tuaj se ka ardhur koha e qetësisë ndërsa në të njëjtën kohë, duke i kushtuar vëmendje shtesë frymëmarrjes tuaj, do të relaksoheni muskujt e lodhur që janë në të njëjtin pozicion për shumë orë çdo ditë. Vendosni muzikë qetësuese, ndizni qirinj aromatikë dhe kënaquni me vetitë e dobishme të shtriqjes.

Shijoni një banjë relaksuese

Një banjë ose dush i ngrohtë dhe relaksues do t’ju ndihmojë të lini pas konceptet e ditës dhe të përgatiteni për të fjetur mirë. Banja e ngrohtë, por jo e nxehtë, ndihmon në ngritjen e temperaturës së trupit në mënyrë që të relaksohemi më shpejt pas kësaj, dmth trupi të kthehet në temperaturën e tij normale, duke rezultuar në gjumë më të thellë, imformon albeu.com.

Shtrihuni para se të ndiheni plotësisht të rraskapitur

Përgjumja është shenja që trupi ynë na jep për të na treguar se jemi gati për gjumë. Sa më shumë të rritemi, aq më shumë gjasa kemi që të injorojmë këto shenja dhe të qëndrojmë zgjuar për të përfunduar detyrat e ditës, duke menduar se në këtë mënyrë do të biem në gjumë pa kuptim. Ky është ndoshta gabimi më i madh që mund të bëjmë pasi do të thotë që ne injorojmë një nga nevojat më themelore të trupit tonë. Sekreti është të shtrihemi sa më shpejt të jetë e mundur, të relaksohemi me një libër të mirë para se të ndihemi sikur është koha për të fjetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat