Femrat që vuajnë nga ankthi social ju lexojnë më lehtë zemrën dhe mendjen

Life style

Femrat që vuajnë nga ankthi social ju lexojnë më lehtë zemrën dhe mendjen

Më: 30 maj 2021 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Femrat që vuajnë nga ankthi social rezultojnë të kenë  ndjeshmëri njohëse më të lartë krahasuar me ato më pak të shqetësuara,  sipas një studimi të bëre në Amerikë, të botuar në revistën Psychological Reports.

“Unë u bëra e interesuar të studioj ndjeshmërinë dhe ankthin sepse doja të kuptoja më mirë sesi ankthi paraqitet dhe çfarë ndryshimesh njohëse mund të ndodhin si rezultat”, tha studiuesja kryesore, Samantha Berg e Universitetit të Floridas Qendrore për revsiten PsycoPost.

Në studim ishin 701 pjesëmarrës të cilët kryen testin e leximit të mendjes nëpërmjet syve.

Studiuesit zbuluan se performanca në testin e “leximit të mendjes në sy” ishte e lidhur me ashpërsinë e ankthit social te gratë, por jo te burrat.

“Rezultatet tona sugjerojnë që gratë me nivele më të larta të ankthit shoqëror mund të jenë më të sakta në identifikimin e emocioneve nga shprehjet e fytyrës sesa gratë më pak të shqetësuara nga shoqëria”,  tha studiuesja  kryesore, Samantha Berg.

Femrat më të shqetësuara në shoqëri janë më të afta të indetifikojnë mendimet e “fshehura”.

Ankthi social çfarë është?

Bëhet fjalë për një çrregullim që zhvillon ndjesi nervoziteti dhe sikleti kur ndodhemi në prani të njerëzve.

Mund t’ju ketë ndodhur që duart t’ju jenë djersitur para se të prezantoni një projekt apo të takoni njerëz.

Të folurit në publik ose të ecësh në një dhomë me njerëz nuk është emocionuese për të gjithë.

Nëse keni çrregullime të ankthit social, stresi i këtyre situatave është shumë i vështirë për tu trajtuar.

Mund të shmangni të gjitha kontaktet shoqërore, sepse gjërat që njerëzit e tjerë i konsiderojnë “normale”  si bërja e bisedave apo kontakti me sy , ju mund t’ju bëjnë keq.

Të gjitha aspektet e jetës suaj, jo vetëm shoqërore, mund të fillojnë të prishen

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat